Policia e Shtetit njoftoi sot se gjatë orëve të para të mëngjesit, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:
– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.
Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.
“Panorama” meson se personi i dyte qe eshte vene ne pranga nuk eshte bashkautor ne vrasjen e biznesmenit dhe as personi i dyte qe shfaqet ne videon e publikuar pak dite me pare, ku duken vrasesit e Begalles.
Por Ardian Serezi, po mbahet i ndaluar pasi akuzohet per moskallezim krimi dhe perkrahje te autorit ne krim.
Sakaq, per sa i perket motivit te vrasjes, Demiri e ka ekzekutuar Begallen per shkak te disa borxheve qe kishte ne lidhje me ceshtjet e droges.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.


