• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKUADOR/ Publikohet VIDEO e atentatit ndaj shqiptarit, qëllohet me 4 plumba
Home
Aktualitet
Kronikë

EKUADOR/ Publikohet VIDEO e atentatit ndaj shqiptarit, qëllohet me 4 plumba

9 November, 2017 irahetemaj Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador ku ka mbetur i plagosur një shqiptar, për trafikun e drogës. Dyshohet se ky atentat u bë për shkak të prishjes së pazarit. Shqiptari ishte i shoqëruar nga një femër  dhe po lëvizte me një mjet të blinduar në rrugën e Guayaquil-it. Gruaja që e shoqëronte uli xhamin për të pirë një cigare. Atentatori e kishte ndjekur me motorr makinën e viktimës. Futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa herë mbi shqiparin.

Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

/AlpeNews.al/

Mesohet se dy persona e kishin ndjekur me motorr shqiptarin dhe në momentin që makina e tij ka ndaluar e kanë qëlluar me 4 plumba pistolete. Makina e blinduar e ka shpëtuar nga vdekja shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat ekuadoriane.

Policia ka thënë për median se autori e ka ndjekur për disa orë me një motocikletë shqiptarin ku edhe më pas është ndalur për ta qëlluar.

Makina e shqiptarit ishte e blinduar dhe në momentin që është qëlluar gruaja që ai kishte në makinë kishte hapur xhamin dhe po konsumonte cigare.

Lajmi është botuar fillimisht nga Diario EL COMERCIO në adresën e mëposhtme:
http://www.elcomercio.com/…/asesinato-ciudadano-albanes-nar….

Ne lajm thuhet se konflikti per trafikun e droges çoi ne vrasjen e mbetur ne tentativë të një shtetasi shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 nëntor, 2017, në rrugët Tungurahua dhe Primero de Mayo, në qendër të qytetit Guayaquil. Atentati u njoftua të merkurren nga Germán Cevallos, kreu i Zyrës Kombëtare për krime kundër jetës, vdekjet e dhunshme, zhdukje, grabitje dhe rrëmbim (Dinased) ne zonen 8. Ngjarja ndodhi pak pas orës 17:00 duke alarmuar banorët e zones .

“Nje femer qe udhetonte me viktimen uli xhamin e mjetit te blinduar per pirë një cigare. Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimen me një motor, futi armën permes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimen”, tha Cevallos. Mjeti në të cilin leviste viktima ishte i blinduar. I plagosuri u transferua në një klinike shëndetësore dhe pasi iu dha ndihma e pare thuhet se eshte ne gjendje te qëndrueshme. Viktima ka dhe shtetesi te Ekuatorit si dhe ka jetuar në vend për tetë vjet. “Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj”, tha Cevallos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare u vra duke ecur në Rrugën 36 dhe Ch, në periferi të Guayaquil, nga dy individë që e qëlluan atë nga një motor. Në një incident tjetër, policia njoftoi kapjen e Xavier S., 22 vjeç, i cili do të ishte përgjegjës për tre vrasje. Dy prej tyre ndodhën në shtator 2017, në famullinë urbane Pascuales.

Krimi tjetër ndodhi në gusht, në një diskotekë në veri të qytetit. S. Xavier do të ketë lidhje me vjedhjen e një automjeti te blinduar me vlere te madhe monetare per llogari te nje kompanie transporti, parkuar jashtë një dyqani në Citadel Los Alamos, në veri të qytetit më 28 shtator 2017. Gjurmet e gishtave të gjetura në automjet do t’i përkisnin të paraburgosurit, i cili regjistron të dhënat penale për trafikimin e substancave narkotike.

vritet-shqiptari-ne-ekuador-2

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dosja "Sota"/ Qato dëshmon për kapjen e biznesmenit me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit
Previous article Do të mbeteni pa fjalë, nëna e Tunës një "bombë" e vërtetë

irahetemaj

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT