• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSTRADOHET NGA ANGLIA NË ITALI SHQIPTARI/  I dënuar me 25 vite burg për perdhunim dhe vepra të tjera penale (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSTRADOHET NGA ANGLIA NË ITALI SHQIPTARI/ I dënuar me 25 vite burg për perdhunim dhe vepra të tjera penale (EMRI)

21 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Mançester të Anglisë, ku ishte fshehur për një kohë të gjatë për të shmangur vuajtjen e dënimit të tij me 25 vite burgim për krime të rënda.

Sajmir Oruci, 35 vjeç, u arrestua më 3 dhjetor në Mançester, pas një urdhri-arresti evropian, dhe u ekstradua drejt Milanos së Italisë. Oruci, i cili ishte duke vuajtur një dënim për krim narkotikash pas arrestimit të tij vitin e kaluar në Angli, është dënuar për krime të rënda, përfshirë përndjekje, rrëmbim, përdhunim, dhe dhunë seksuale në grup ndaj një vajze të mitur.

Sipas mediave italiane, krimet në fjalë kanë ndodhur gjatë periudhës 2015-2016, kur Oruci jetonte në Besana Brianza, dhe për to ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Monzës me 12 vjet e 6 muaj. Më pas, dënimi u akumulua me dënime të tjera nga Gjykatat e Lecco dhe Milanos për krime të tjera, duke arritur në një total prej 25 vitesh burg.

Hetimet e kryera nga autoritetet italiane, çuan në lokalizimin e Orucit. Gjatë verifikimeve, u konfirmua se ai ndodhej në një burg britanik që nga nëntori i vitit të kaluar, ku po vuante një dënim për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Pas krahasimit të fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve, identiteti i tij u verifikua.

Urdhri për ekstradimin e Orucit u ekzekutua më 3 dhjetor, dhe ai u dërgua në Monza më 19 dhjetor për të vuajtur dënimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI NË NJË LOKAL NË DURRËS/ Një i plagosur dhe një i ndaluar
Previous article NIGERI/ Turma përleshet gjatë marrjes së ndihmave, regjistrohen 13 viktima

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT