• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSTRADIMI NGA GREQIA/ Nga arratisja me Admir Tafilin tek dënimi për vrasje, kush është Gëzim Toma
Home
Breaking News

EKSTRADIMI NGA GREQIA/ Nga arratisja me Admir Tafilin tek dënimi për vrasje, kush është Gëzim Toma

3 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gëzim Toma është i arratisuri nga burgu i Drenovës, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, grabitje dhe arrati nga vendi i dënimit.

Kur u bënë 6 vite pas arratisjes së tij, Toma është ekstraduar nga vendi fqinj dhe është dërguar në një burg të sigurisë së lartë ku do të vuajë dënimin.

Gëzim Toma ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh. Ai u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte gjurmimit nga forcat e rendit.

Kujtojmë që më 29 nëntor të vitit 2013, 7 persona u arratisën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës. Të arratisurit e asaj ngjarjeje që bëri bujë në vendin tonë ishin: Admir Tafili, lindur e banues në Shkodër; Fran Marashi, lindur e banues në Shkodër; Gëzim Guri, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Gëzim Toma, lindur e Banues në Dibër; Reiz Haxhiraj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës; Artur Gora, lindur e banues në Pojan të Korçës si dhe Eduard Lula, lindur e banues në Përmet.

Uniformat blu në bashkëpunim me forcat speciale të RENEA-s disa orë pas arratisjes së bujshme bënë të mundur arrestim në një magazinë të braktisur në Përrenjas të Admir Tafilit, Fran Marashit dhe Gëzim Guri.

Këta kanë ndihmuar të arratisurit të fusnin armë në ambientet e burgut dhe më pas t’i ndihmonin me automjetet e tyre për t’i larguar. Të ndaluarit, pasi janë pajisur me armë dhe nën kërcënimin e tyre, kanë mbyllur në banjë punonjësit e burgut dhe pasi kanë dalë nga ambientet e burgut janë ndarë.

Tafili Guri dhe Marashi ikën në drejtim të Përrenjasit, ndërsa Reiz Haxhiraj, Edmond Lulo dhe Gëzim Toma arritën të kalonin kufirin dhe shkuan në Greqi, ku pas shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe homologëve grekë, u bë i mundur arrestimi i tyre katër ditë pas arratisjes.

I dënuari Artur Gora u arrestua pak orë pas arratisjes në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij. Kujtojmë se në korrik të vitit që sapo lamë pas u ekstradua nga Greqia për këtë ngjarje Eduart Lulo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA "DEL NGA VETJA"/ Zhvishet dhe bën striptizëm sipër makinës, qytetarët...
Previous article NAPOLI-JUVENTUS/ "Zonja e Vjetër" dyfishon shifrat, shënon Can

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT