• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSTRADIMI I FINANCIERIT TË HABILAJVE/ LSI hidhet në sulm: U arratis në Itali me ndihmën e shtetit!
Home
Shqipëri

EKSTRADIMI I FINANCIERIT TË HABILAJVE/ LSI hidhet në sulm: U arratis në Itali me ndihmën e shtetit!

29 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit, i cili cilësohet si financieri i grupit kriminal ‘Habilaj’.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama e ka cilësuar skandal ekstradimin e Seitit në Itali, që sipas tij financieri u ‘arratis’ me ndihëm e shtetit.

“Është i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017. Është shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41)!”, shkruan Luan Rama.

POSTIMI I PLOTË
Skandal: shteti kundër drejtësisë!
I arrestuari për trafik droge “arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!
Eshtë i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017.
Eshtë shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41) !

Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhej të kishte nisur menjëherë hetimin e këtij skandali, që përbën gjithashtu një krim të rëndë shtetëror!
E meqë nuk ka njoftim ta ketë bërē, është në kohë ta bëjë sa më parë, duke filluar çështjen penale në ngarkim të autorëve që organizuan dhe realizuan në bashkëpunim ekstradimin e paligjshëm të të vetmit “peshk të madh” të trafikimit të drogës që kishin të arrestuar, i cili u “arratis” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!
Sepse është skandaloze që Prokuroria ka nisur një “hetim administrativ” për prokurorët që arrestuan dhe hetonin trafikantin, ndërkohë që do të duhej të ishin arrestuar tashmë, më e pakta për shpërdorim detyre dhe pengim te hetimit të gjithë ata që në bashkëpunim organizuan dhe realizuan ekstradimin e paligjshëm!
Naiviteti apo injoranca e deklaratës së Prokurorisë së Përgjithëshme dhe e Ministrisë së Drejtësisë se nuk kishin dijeni që ai ishte i arrestuar apo që ndaj tij nuk kishte filluar çështje penale, nuk mund të jenë justifikim e aq më pak argument, për të mbuluar shkeljet e rënda ligjore!
Kështu ndodh kur shteti është kundër drejtësisë dhe kur reforma në drejtësi është e kapur politikisht!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sportistja shqiptare i heq të GJITHA, shfaqet pa mbathje e reçipeta siç e ka bërë nëna (FOTO)
Previous article Thaçi: Nuk është koha për fajësime, të tregohet lidership dhe të ratifikohet Demarkacioni

F.autor

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT