• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Eksportet u rritën me 18.3 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti, veçohet energjia
Home
Ekonomi

Eksportet u rritën me 18.3 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti, veçohet energjia

17 July, 2018 k.autor Ekonomi

Eksportet e mallrave shqiptare në gjashtë muajt e parë të këtij viti arritën në 158 miliardë lekë, duke u rritur me 18.3% krahasuar me një vit më parë. Në rritje janë edhe importet, por vetëm me 4.7%, çka ka kontribuar në uljen e deficitit tregtar. Deficiti për gjashtëmujorin është 151 miliardë lekë, krahasuar me 162 miliardë lekë për periudhën Janar-Qershor 2017.

Kontributin kryesor në rritjen e eksporteve e ka dhënë grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, i cili është tashmë grupi i dytë më i rëndësishëm pas atij të tekstileve dhe këpucëve. Për gjashtëmujorin, eksportet në këtë grup arritën në 30.7 miliardë lekë, një rritje me 34.4%. Edhe eksportet e veshjeve, tekstileve dhe këpucëve regjistruan një rritje 9.3%.

E veçanta për muajin qershor 2018 është se importet janë në rënie për herë të parë këtë vit me 5%, ndikuar veçanërisht nga grupet “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”.

Sa i takon gjashtëmujorit, pikërisht dy grupet e mësipërme zënë edhe vlerat më të mëdha të importeve dhe paraqiten në rritje. Rënie vjetore në importe regjistron vetëm grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”. Duket se prodhimi i brendshëm ka arritur të plotësojë kërkesat e tregut vendas dhe të lërë hapësirë për një rritje eksportesh në materiale ndërtimi dhe metale me 28.6%.

Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor tregtar, i cili zë 77.2% të vlerës së eksporteve dhe 62.6% të vlerës së importeve. Ndërkohë, vihet re edhe një rritje e ndjeshme e shkëmbimeve tregtare me vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET AKORDI/ Milan pranon huazimin me të drejtë shitjeje për sulmuesin
Previous article Dita e parë e si bardhezi, Ronaldo tërbon plakat. Tifozët e gdhinë në trotuar, ja batuta me Alegrin

k.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT