• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSPLOZIVI/ Në banesë gruaja dhe vajza, shefi i policisë sapo doli kur ndodhi shpërthimi. Dëshmia: Mesazh kërcënues për… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSPLOZIVI/ Në banesë gruaja dhe vajza, shefi i policisë sapo doli kur ndodhi shpërthimi. Dëshmia: Mesazh kërcënues për… (VIDEO)

5 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Shpërthim ne banesën e policit të Shkodrës Prelë Milani me detyrë komandant poste në Theth.

Polici Prelë Milani sapo kishte dalë nga shtëpia rreth orës 22:45 për të shkuar në punë sepse ka qenë i gatshëm, ndërsa brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortja dhe vajza e tij kur papritur kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm duke patur vetëm dëme materiale.tritol

Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës në një shtëpi private.

Tritoli ka shpërthyer afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Pavarësisht shpërthimit polici Prelë Milani nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë.

Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e tyre ndërsa më pas kanë ardhur ekspertët e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në banesën e kolegut të tyre.

Vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës si polici dhe komandant poste në Theth. Çështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjesim të lëndëve narkotike si pjesë e policisë.

Ndaj dyshimet e para janë se ky është një sinjal për policin Milani. Në Dukagjin në një kohë të shkurtër kanë ndodhur dy vrasje në fund të 2019 teksa është vrarë Lazër Arra dhe pas tij Gjergj Krytha, që të dyja vrasje që mendohen se kanë ardhur si pasojë e kultivimit të bimëve narkotike.

Polici Milani ka mohuar të ketë patur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejpërdrejtë dhe se nuk ka një ide se kush mund të jenë autorët por dyshon fort se shpërthimi me tritol në banesën e tij mund të jenë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij të përditshme si efektiv policie. Ende policia nuk ka autor të dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GJENERALIT/ Ministri i Jashtëm iranian shpërthen ndaj homologut të tij amerikan: Klloun arrogant!
Previous article ME 155 KILOMETRA NË ORË/ Ndëshkohen për shpejtësi 4 shoferë në aksin Sauk-Mullet, policia apelon: Mos shpejtoni të dorëzoni patentën tek Polici

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT