Një banesë në Bathore, Tiranë është tronditur gjatë natës nga një shpërthim eksploziv. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Banesa të cilës iu vendos tritol është pronë e GAZMIR DACIT i cili aktualisht ndodhet në burg për “vrasje” dhe “vrasje me paramendim”. Kjo nuk është hera e parë që Gazmir Daci ndodhet në qendër të sulmeve me lëndë plasëse.
KUSH ESHTE GAZMIR DACI?
Gazmir Daci 30 vjeç është i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e fqinjit të tij Valmir Kolaveri dhe plagosjen e vëllait të tij Roland Kolaveri në Kamëz.
Një shpërthim me tritol ndodhi edhe në vitin 2017 në lokalin e babit të Gazmirit, Xhelal Daci në Rrugën Demokracia në Kamëz, ku pati vetëm dëme materiale. Gjithashtu Gazmir Daci i shpëtoi një atentati me snajper në burgun e Vaqarrit 3 korrik 2016, pasi u plagos gabimisht ne këmbë i burgosuri Lili Dulaj.
SI NISI KONFLIKTI MES DY PALEVE?
Gjithçka nisi nga një rrahje në Francë, zbardhet konflikti mes Gazmir Dacit dhe vëllezërve të atentatorit të dyshuar të tij. Gazmir Daci kishte dalë në ajrim bashkë me 40 të therë kur u qëllua në drejtim të Burgut të Vaqarrit nga jashtë. Plumbi plagosi një të burgosur nga Kosova, Lilu Dulaj. Policia tashmë ka arrestuar 2 të dyshuar Ergys Kolaverin dhe Enea Cekën. Por si ka nisur e gjithë ngjarja dhe pse Daci ndodhet në burg?
Sipas policisë, Gazmir Daci u tentua të ekzekutohej për gjakmarrje, pasi ne vitin 2015 vrau vëllain e njërit prej atentatorëve dhe plagosi villain tjetër. Që prej 23 dhjetorit të vitit 2015, 28 vjeçari Daci ndodhet në paraburgim, i akuzuar për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur pasditen e datës 4 nëntor të vitit 2015, në Bathore të Tiranës, kur ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve, Valmir dhe Robert Kolaveri. Njëri nga vëllezërit, Valmiri, 28 vjeç, mbeti i vdekur në vend, ndërsa vëllai i tij u plagos rëndë dhe tashmë është i paralizuar.
Nga hetimet rezultoi se Daci kishte qëlluar ndaj dy vëllezërve, pasi disa muaj para ngjarjes ata e kishin rrahur në Francë. Pas krimit, ai largua nga vendngjarja, duke u ndihmuar edhe nga i ati dhe qëndroi në arrati për gati një muaj, duke u fshehur në një hotel, ku u arrestua nga forcat RENEA.
PERBALLJA MES DY PALEVE
Në mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, Gazmir Daci ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij “BMË X5”, në rrugën “Demokracia”, në Kamzë, në afërsi të një qendre tregtare. Në atë moment është përballur në rrugë me makinën “BMË X5”, që drejtohej nga shtetasi Sajmir Kolaveri. Për shkak të konflikteve të vjetra që kishin pasur me njëritjetrin, të dy këta persona kanë ndaluar mjetet dhe Gazmir Daci ka zbritur e me një pistoletë në dorë ka shkuar në drejtim të mjetit ku ndodhej Kolaveri.
Gjatë përballjes fizike janë konfliktuar me njëri-tjetrin me fjalë dhe në prag të përfundimit të konfliktit, Daci e ka kanosur për vrasje Sajmir Kolaverin. Konflikti nuk është nxitur më tej nga ky i fundit, pasi ai është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës. Pas largimit të Kolaverit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me shtetasin Valmir Kolaveri, vëllai i Sajmir Kolaverit. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese. Në përfundim të kësaj bisede, Daci ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të qendrës tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit Valmir e Robert Kolaveri.
Dy vëllezërit Kolaveri janë përballur me Gazmir Dacin kur ndodheshin në hapësirën përpara qendrës tregtare në Kamzë e pranë një autoveture në pronësi të tyre. Edhe në këtë moment Daci është përfshirë në një konflikt të ashpër verbal me ta. Në vazhdim të konfliktit, Daci ka nxjerrë pistoletën që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të shtetasit Robert Kolaveri. Kur ky i fundit është rrëzuar në tokë, vëllai i tij, Valmiri, ka marrë një send të fortë në tokë për t’u mbrojtur nga sulmi, por edhe ai është qëlluar në trup me armë nga i dyshuari dhe është rrëzuar në tokë.
Pas këtyre veprimeve, Gazmir Daci dhe i ati, Xhelal Daci, që është ndodhur në vendin e ngjarjes, janë larguar me mjetin që drejtohej nga i dyshuari. Ndërsa dy vëllezërit, Valmir e Robert Kolaveri, janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, shtetasi Valmir Kolaveri ka gjetur vdekjen, ndërsa vëllai i tij u është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe u ka mbijetuar plagëve të marra.
AlpeNews.al