• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSPLORIME PA GUIDA PROFESIONALE/ 4 turistë të huaj humbën jetën në muajin maj në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSPLORIME PA GUIDA PROFESIONALE/ 4 turistë të huaj humbën jetën në muajin maj në Shqipëri

1 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Gjirokastrës njoftoi të enjten se një turiste gjermane humbi jetën dhe bashkëshorti i saj arriti të mbijetonte gjatë një eksplorimi në kanionin e Langaricës, në jug të Shqipërisë.

Sipas policisë “të dy turistët gjermanë 72 vjeç dhe 66 vjeç kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës dhe për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen gjermane e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.”

Sipas vlerësimeve paraprake dy turistët ishin pa guida dhe pa veshjet profesionale, ndërsa Kanioni i Langaricës konsiderohet me rrezikshmëri shumë të lartë për t’u eksploruar në këtë stinë për shkak të prurjeve nga shirat.

Pak ditë më parë një rast i ngjashëm ndodhi në Kanionin e Osumit në Berat ku një turist holandez humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij u gjet në rrezik për jetën në gjendje hipotermie.

Vetëm në muajin maj në Shqipëri humbën jetën katër turistë të huaj gjatë eksplorimeve pa guida profesionale, ndërsa janë raportuar nga policia disa raste të kërkimit të ndihmës prej turistëve të humbur në terrene të vështira.

Federata shqiptare e Rafting shprehu shqetësimin dhe e vlerësoi si gjendje të jashtëzakonshme në kanionet e Shqipërisë faktin se turistë pa guidat profesionale dhe pa mjete te sigurisë si jelek, skafandra dhe litarë shpëtimi, radio, etj, kryejnë vizita eksploruese.

Federata kërkoi që gjithë personat, vendas apo të huaj, të cilët bëjnë aktivitete sportive dhe aventure si rafting, kayaking dhe eksplorim kanionesh, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara.

Federata kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe në mënyrë të veçantë, të të gjitha agjencive dhe operatorëve turistikë, që të informojnë turistët e huaj për rrezikshmërinë e hyrjes në kanion pa informacionin dhe pajisjet përkatëse.

Federate u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor që të gjitha destinacionet turistike natyrore dhe të sportit të aventurës të pajisjen me tabela informuese për nivelin e vështirësisë dhe pajisjet e nevojshme profesionale që kërkon eksplorimi apo aventura në zona të caktuara./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK KËRKOI BURGIM TË PËRJETSHËM PËR REDJAN RAJËN/ Flet avokati: Provat e krimit…
Previous article ATENTATI I PARANDALUAR DITËN E DJESHME/ Detaje: Shënjestra shpëtoi sepse nuk shkoi në Berat! 3 të dyshuarit kishin...

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT