Eksperti Ligjor i Partisë Demokratike ka dalë në një prononcim për mediat. Gazmend Bardhi u shpreh se ishin në Prokurori për të deshmuar në lidhje me investigimin që është bërë. Ai u shpreh se ne do jemi përherë pranë organit të akuzës duke dëshmuar.
Sipas tij vëllai i Ministrit të Brendshëm ende nuk eshte thirrur për të dëshmuar në lidhje me skandalin e bërë publik në lidhje me audio-përgjimin.
Bardhi u shpreh se në vend të thërriten të dëshmojnë ata që janë përgjuar, thërriten denoncuesit. Ai u shpreh se deklauan për gjithcka që u pyetën dhe gjithcka që është bërë publike me fakte dhe prova.
Deklarata e plotë
Siç ju e dini ne sot ishim në cilësinë e personave që kemi apo që mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sigurisht që faktet dhe argumentat tona tashmë janë publike. Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga ministri i Brendshëm dhe qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe sigurisht që do të bashkëpunoj me organin e Prokurorisë sa herë që të thirrem por nuk mund të rri dot pa shprehur shqetësimin tim që kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge që është vëllai i ministrit të Brendshëm nuk është marrë ai i pari në pyetje por jemi marrë ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm që i lehtëson veprimtarinë kriminale vëllait por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje akoma Kryeministri që ka krijuar një alibi publike ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafajt. Por ndërkohë nuk ju bën ju me dijeni dhe besoj se ju nuk e keni aktin e ekspertimit. Dhe prokuroria do të duhet të kishte sekuestruar këtë material privat, siç e quan kryeministri sepse është një e dhënë që i ndihmon hetimet.
Prandaj edhe thirrja ime publike ndaj organit të Prokurorisë është që të fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji. Dhe drejtimi i duhur që i kërkon ligji është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në krim të organizuar dhe individët që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm.
Pyetje: Ju konkretisht çfarë deklaruat?
Gazment Bardhi: Ne deklaruam gjithçka u pyetëm dhe gjithçka që kemi bërë publike me fakte dhe prova edhe gjatë këtyre ditëve.
Pyetje: Ju konkretisht për çfarë u pyetët?
Gazment Bardhi: Për gjithçka që kemi bërë publike mbi faktet dhe materialet që ne i kemi bërë publike. Të njëjtat fakte dhe materiale sigurisht që Prokuroria i disponon dhe ne kemi dhënë sqarimet tona mbi këto fakte dhe mbi këto prova.
Përgatiti: AlpeNews.al
Drejtpërdrejt nga Prokuroria e Krimeve te Rënda.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 21. Mai 2018


