• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Eksperti i Këshillit të Berlinit: Serbia e ka humbur Kosovën, të përballet me të ardhmen
Home
Rajon

Eksperti i Këshillit të Berlinit: Serbia e ka humbur Kosovën, të përballet me të ardhmen

11 July, 2018 k.autor Rajon

Eksperti i Këshillit të Berlinit për politika të demokratizimit, Bodo Weber ka vlerësuar se ka kaluar koha për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes kompromisit
Në konferencën “Shqiptarët dhe serbët” organizuar nga agjencia Tanjug dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, mbajtur në Beograd ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk mund të bëhet përmes ballafaqimit të shoqërisë serbe me të kaluarën, por me të ardhmen, transmeton televizioni publik.

“Kosova është e humbur për Serbinë dhe në dialog nuk do të ketë zgjidhje përmes kompromisit, ka thënë Weber. “Ky shans është humbur nga Serbia në vitin 2011 apo 2013”, theksoi ai.

Weber ka kritikuar ashpër politikën serbe që tash e tre decenie ka instrumentalizuar çështjen e Kosovës, duke mashtruar opinionin publik, se do ta kthejë procesin në rrugën drejt kompromisit.

Rrëfimi për pajtimin mes dy popujve paraqet një keqpërdorim nga ana e Qeverisë serbe, me qëllim ndarjen e Kosovës, vlerëson Weber.

Sipas tij, marrëveshja mes serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të shkojë përmes rrugës Tiranë – Beograd, por në pjesën më të madhe Prishtinë – Beograd.

Weber, ka theksuar se është më se e nevojshme që të ketë përparim në procesin e formimit të Asociacionit të Komunave serbe, ndërsa ka kritikuar tendencën për diskutime se kush do të qeverisë me territore dhe jo si të qeveriset.

Me këtë mënyrë të menduarit, duhet thënë se përmes dialogut deri më tani, shqiptarët e Kosovës kanë fituar më së paku, Serbia më së shumti, kurse serbët e Kosovës pothuaj asgjë, tha Weber.

Eksperti Weber, ka kritikuar edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili, siç tha Weber “ka tendenca të aktrojë babain e kombit shqiptar”. Ai mund të mësojë nga historia jo e largët e Serbisë se interpretimi i rolit të babait të kombit është një koncept i keq, pasi historia ka treguar se gjithmonë e pësojnë fëmijët dhe jo babai”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përfundoi në spital mbrëmjen e kaluar/ Si është gjëndja e Nexhmije Pagarushës sot
Previous article Rama flet për mediat greke: Marrëveshja Greqi-Shqipëri do mbyllet me PAKT TË RI bashkëpunimi...

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT