• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSPERTËT TË SHQETËSUAR/ Zbulojnë lidhjen mes Covid-19 dhe mpikjes së gjakut
Home
Jetë

EKSPERTËT TË SHQETËSUAR/ Zbulojnë lidhjen mes Covid-19 dhe mpikjes së gjakut

28 July, 2020 s.autor Jetë

Ekspertët në mbarë botën janë akoma në fazën e të kuptuarit dhe analizuarit të ndikimit të virusit COVID-19 në organizëm. Përveç simptomave të mësuara deri më tani, ekspertët janë të shqetësuar për shfaqjen e një problemi tjetër që shkakton COVID-19 dhe bëhet fjalë për mpiksjen e gjakut.

Ky problem është gjithnjë e në rritje në mesin e personave të shtruar në spital me simptoma të rënduara. Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse ndodh edhe në mesin e njerëzve që kanë simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë të shtrohen në spital.

Përse Është Mpiksja e Gjakut Kaq e Rrezikshme?
Kur gjaku mpikset ai kalon nga një gjendje e lëngshme në një trajtë më të trashë dhe thuajse xhelatinoze. Mpiksja është mënyra e organizmit për të ndaluar gjakderdhjen, por nëse një sasi e gjakut të mpiksur shkëputet dhe rrugëton nëpërmjet gjakut, atëherë qarkullimi i tij në organe ndërpritet dhe shkakton probleme. Në rastin e mushkërive, shkakton embolizëm pulmonar dhe në rastin e trurit, ishemi.

Cila Është Lidhja Mes COVID-19 dhe Mpiksjes së Gjakut
Një studim i kryer në Amsterdam ka zbuluar se një e treta e njerëzve të shtruar në spital me simptoma të rënda të COVID-19, pësuan komplikacione në shëndet si pasojë e mpiksjes së gjakut. Në shumicën e rasteve, kjo u vu re në zonën e këmbëve, kryesisht për faktin se pacientët qëndrojnë shtrirë për shumë gjatë dhe gjaku lëviz më ngadalë në zonën e gjymtyrëve.

Medikamentet për hollimin e gjakut ulin këtë rrezik, por nga ana tjetër ato rrisin rrezikun e gjakderdhjes, që do të thotë se ato nuk janë alternativa ideale për pacientët që përballen me rrezik të lartë. Një mënyrë për të penguar mpiksjen e gjakut në këmbë, është veshja e çorapeve të ngushta që kanë si qëllim lejimin e qarkullimit të patrazuar të gjakut në këmbë.

Një mënyrë tjetër krejt e lehtë është lëvizja. Lëvizni sa më shumë dhe nëse ju duhet të qëndroni shtrirë kujdesuni që t’i shtendosni këmbët sa më shumë që gjaku të qarkullojë siç duhet. Nëse vëreni që keni enjtje të gishtave dhe këmbëve, konsultohuni menjëherë me mjekun./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Letra sekrete e Hysni Kapos në ’78: Shoku Enver, t’ua bëjmë kinezëve siç i’a bëmë Hrushovit, që ta marrë vesh...
Previous article HOROSKOPI 28 KORRIK/ Ditë me mistere për gaforren dhe peshoren

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT