Një ekspert për marrëdhënieje mes partnereve ka analizuar sjelljen e Melania dhe Donald Trump. Çifti i parë amerikan kanë qenë prej kohësh interesante për mediet.
Trump padyshim dëshiron vëmendje dhe dëshiron që Melania të shikojë atë me dashuri, por është e pamundur të mos vëresh se Melania kohëve të fundit po vë me qëllim një pallto nën të cilën ajo po i fsheh duart, vetëm që mos ta kap për dore Trump, transmeton gazetametro.net
“Këta njerëz janë në çdo kohë nën vëzhgimin e medieve. Por a ka parë ndokush ndonjë gjest dashurie mes tyre?”, pyet sociologu Pepper Schwartz nga Universiteti i Washington-it, ekspert për seks dhe marrëdhënien mes partnerëve.
Për shkak të aferës që është përfolur kohëve të fundit, Melania refuzoi të udhëtonte me burrin e saj në Davos, ajo nuk hyri në helikopterin presidencial me burrin e saj.
Duket se Melania po e dënon për diçka Trump.
“Nuk besoj që do të kishte menduar që Trump do të ishte i besueshëm përgjithmonë. Ai është njeri i cili nuk është ndalur kurrë që qenurit ‘Don Zhuan”. Ndërsa për këtë tani janë mbledhur shumë dëshmi. Pas gjithë asaj përulje duhet të vij dhe dënimi”, thotë Schwartz.
Edhe pse është 24 vjet më i vjetër se ajo, Trump kishte edhe dy martesa të dështuara para Melania’s.Gjatë vitit të kaluar, popullariteti i Melania’s është rritur dhe ajo gëzon mbështetje më të madhe publike se sa burri i saj sot.
Kjo nuk është për tu befasuar, sepse shumë nga gratë e para të shtetit kanë qenë më të njohura sesa burrat e tyre.
Në darkën e vjeshtës së kaluar Trump e ka pranuar popullaritetin e Melania’s të cilën e ka quajtur si “Ylli i Shtëpisë së Bardhë”.
“E duan të gjithë, nga Florida e deri në Texas”, ka thënë me plotë krenari Trump.