• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ekspertët amerikanë: Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, një hap i madh përpara
Home
Rajon

Ekspertët amerikanë: Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, një hap i madh përpara

15 June, 2018 Ina.Autor Rajon

Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë është një zhvillim shumë pozitiv për rajonin e Ballkanit, u shprehën pjesëmarrësit në një diskutim për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. Sipas tyre marrëveshja hedh bazat e një bashkëpunimi të ri mes Athinës dhe Shkupit dhe do t’i hapë Maqedonisë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë është një lajm i mirë për mbarë rajonin, theksuan pjesëmarrësit në disktutimin për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins. Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer i tha Zërit të Amerikës se shpreson se vullneti politik që ishte i nevojshëm për arritjen e marrëveshjes do të vazhdojë edhe gjatë procesit të miratimit dhe zbatimit të saj.

“Është një hap i madh përpara. Por ende ka disa pengesa, si miratimi i saj nga parlamentet e të dyja vendeve, referendumi në Maqedoni. Mendoj se i vetmi problem serioz është ndoshta miratimi i marrëveshjes nga parlamenti në Greqi. Gjërat ende mund të shkojnë në drejtim të gabuar, por ky është një moment i shumë i mirë”.

Mosmarrëveshja 27 vjeçare mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ish zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Thomas Countryman i tha Zërit të Amerikës se ai shpreson që marrëveshja për emrin do të ndërtojë një bazë e re për bashkëpunimin mes Athinës dhe Shkupit, dhe do t’i hapë Maqedonisë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Unë shpresoj se kjo (marrëveshje) do të miratohet dhe do të çojë në anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO. Unë mendoj se kjo së bashku me reformën mbi sundimin e ligjit që është ndërmarrë nga Maqedonia në dy vitet e fundit do të avancojë edhe përpjekjet e Shkupit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Analisti Edward Joseph i tha Zërit të Amerikës se ai është optimist se marrëveshja do të zbatohet, pavarësisht kundërshtimeve nga partitë opozitare në Maqedoni dhe Greqi. Sipas tij, opozitat në të dyja vendet duhet të llogarisin me kujdes veprimet e tyre sepse nëse e bllokojnë marrëveshjen, atëherë ato do të jenë përgjegjëse për pasojat e këtij problemi.

“Në Maqedoni, nëse partia opozitare ish kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE, është e suksesshme në bllokimin e marrëveshjes, atëherë ata duhet t’ia shpjegojnë maqedonasve pse vendi ende nuk është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, pse ekonomia nuk po rritet me një ritëm më të shpejtë, pse nuk ka më shumë investime të huaja.”

Emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut ka gjetur mbështetjen ndërkombëtare. Marrëveshja që u arrit të martën është mirëpritur nga Departamenti amerikan e Shtetit, Bashkimi Evropian dhe NATO./voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adriana Lima dedikim shkrimtarit turk: "Ti solle magji në ..."
Previous article Komentatori në TVSH i pyet shqiptarët: Çfarë k***n do/ "VIDEO-SKANDALOZE"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT