• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSPERIMENTI I RI I KINEZËVE/ Vendosin gjene njerëzore në trurin e…
Home
Mister

EKSPERIMENTI I RI I KINEZËVE/ Vendosin gjene njerëzore në trurin e…

12 April, 2019 k.autor Mister

Një ekip studiuesish kinezë kanë kryer një tjetër eksperiment kontrovers. Ata kanë krijuar majmunë, duke u shtuar atyre gjene njerëzore. Në një studim të publikuar në “National Science Revieë”, studiuesit kinezë përshkruajnëtë gjithë procesin dhe testet e kryera me majmunët pas lindjes.

Bioshkencëtarët po bëjnë përpjekje për të nisur përdorimin e teknikave të redaktimit të gjeneve tek njerëzit, me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe thellimin e mëtejshëm në njohjen e zhvillimit njerëzor.

Ekipi në Kinë ka shtuar një gjen të njeriut, të quajtur MCPH1, në gjenomin e disa majmunëve, si një mjet për të mësuar më shumë rreth zhvillimit të trurit të njeriut. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se MCPH1 ndikon në rritjen e trurit të bebeve, pra foshnjat që nuk e kanë lindin me tru të vogël.

Për ta futur gjenin njerëzor në gjenomin e majmunëve, hulumtuesit thjesht i injektuan viruset që e kishin këtë gjen në embrione majmuni dhe më pas i lanë majmunët të zhvilloheshin natyrshëm. 11 majmunë lindën me gjenomin e modifikuar, por vetëm 5 mbijetuan. Ata u testuan për të parë se çfarë ndikimi kishte gjeni njerëzor në zhvillimin dhe aftësitë e tyre.

Studiuesit raportojnë se asnjë nga majmunët nuk kishte tru më të madh se ai normal, por të gjithë dolën më mirë se mesatarja e zakonshme në testet e kujtesës dhe në aftësitë përpunuese të informacionit.

Studimi i ri u shtohet disa të tillëve kinezë, që kanë hapur debate të mëdha. Në vende të tjera, ky lloj eksperimenti nuk do të ishte lejuar. Ka një konsensus të përgjithshëm në komunitetin shkencor se shtimi i gjeneve njerëzore që lidhen me zhvillimin e trurit në gjenomin e majmunëve kalon kufirin etik. Disa besojnë se kjo mund të çojë në majmunë si ata që shfaqen në filmin “Planeti i majmunëve”.

Çfarë lloj statusi do të kishin këta majmunë nëse do të ndryshoheshin në mënyra që u bëjnë atyre të mundur të mendojnë si një qenie njerëzore? Për këtë arsye, shumica nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në një hulumtim të tillë – madje, edhe një nga studiuesit në ekipin në Kinë, një amerikan nga North Carolina University, ka shfaqur pendesë. Ai ka lënë të kuptohet se krijimi i majmunëve që kanë disa aspekte të fuqisë së trurit njerëzor nuk është një drejtim i mirë. Ai thotë se thjesht ka asistuar në analizën e rezonancës magnetike për testimin e volumit të trurit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI 28 VITE QË NUK FITOJMË ME MILANIN"/ Inzaghi kërkon të thyejë "tabutë"
Previous article U GJET I VDEKUR NË ZVËRNEC/ Ja kush është 56-vjeçari, kishte probleme... (FOTOT)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT