Një person është arrestuar në Poloni pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 19-vjeçare nga Ukraina të cilën e kishte joshur përmes internetit duke i ofruar strehim në shtëpinë e tij pasi ajo u largua nga vendi për shkak të pushtimit rus.
Ky incident ka rritur frikën për trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të qenieve njerëzore, si pasojë e eksodit masiv që ka shkaktuar pushtimi rus.
I arrestuari është një 49-vjeçar dhe tashmë sipas autoriteteve ai mund të dënohet deri në 12 vite burg.
“Ai u takua me vajzën duke i ofruar ndihmën e tij përmes internetit. Vajza ishte arratisur nga Ukraina për shkak të luftës dhe nuk e fliste gjuhën polake”, tha policia në një deklaratë për mediat.


