• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EKSODI” në Lëvizjen Socialiste për Integrim, PS rimerr shumicën në këshillat e 5 bashkive
Home
Shqipëri

“EKSODI” në Lëvizjen Socialiste për Integrim, PS rimerr shumicën në këshillat e 5 bashkive

28 March, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Partia Socialiste rimerr kontrollin në pesë këshilla të bashkive më të rëndësishme të vend, si në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe belesh. Dezertimet masive, të organizuara dhe të pandalshme në radhët e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë prodhuar një përmbysje të balancave, në favor të Partisë Socialiste, në disa prej këshillave bashkiake, të quajtura ndryshe si parlamentet vendore. Përmbysja më e madhe është shënuar fillimisht në këshillin bashkiak të Tiranës, për të vijuar më pas në bashkitë e tjera të mëdha dhe të vogla.

Pas prishjes së koalicionit PS-LSI, pasuar me rikthimin e aleancës mes LSI me PD, Partia Socialiste humbi shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke mbetur me 30 vota nga 61 në total. Por, katër dezertime të njëpasnjëshme në radhët e këshilltarëve të LSI, përmbysën balancat në favor të PS, duke e lënë opozitën e bashkuar me 27 vota. Këshilltarët Agim Kraja, Bora Panajoti, Genta Mezini dhe Naim Halili braktisën LSI, duke iu bashkuar PS, në fund të vitit të kaluar. Kjo lëvizje u pasur me akuza dhe kundërakuza me tyre dhe funksionarëve të LSI.

Përmbysja e dytë e madhe është shënuar në Durrës, çka trazoi kampin e LSI. Në këshillin bashkiak të Durrësit, PD-LSI kishin 29 vota, ndërsa PS dhe aleatët 22 vota. Në fund të vitit të kaluar, katër këshilltarë të Lëvizja Socialiste për Integrim, Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda dhe Skënder Korriku bashkuan votat me PS, duke mundësuar edhe kalimin e buxhetit. Edhe ky dezertim prodhoi reagime të forta nga ana e deputetëve të LSI.

Fieri, Belshi dhe Gjirokastra
LSI është tronditur edhe në Fier, ku pas daljes në opozitë, PD dhe LSI kishin shumicën në këshillin bashkiak. Drita Sauli, e cila kryesonte listën fituese të këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak të Fierit, iu bashkuar Partisë Socialiste, duke rikthyer shumicën në krahun e socialistëve. Me PS u bashkuan edhe këshilltarët e LSI, Natasha Yzeiraj dhe Thoma Tyto. LSI ka marrë një goditje të fortë edhe në Bashkinë e Belshit. Në këtë këshill bashkiak, PD-LSI kontrollonin shumicën, duke pasur 11 nga 21 vota në total. Por, kalimi i dy këshilltarëve të LSI në krahun e PS, i dha shumicën kësaj të fundit.

Balancat janë përmbysur edhe në këshillin bashkiak të Gjirokastrës. Në këtë këshill, PD dhe LSI kishin shumicën prej 16 votash nga 31 vota në total. Këshilltari i LSI Adrian Hyska dhe këshilltari i Partisë Republikane Arben Rexhaj iu bushakun Partisë Socialiste, duke kaluar shumicën në krahun e PS. Me PS kaloi edhe Selaudin Mosho, këshilltar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, por vota e tij ishte konsideruar si pro PS.

Korçë dhe Kurbin
Në Këshillin Bashkiak të Korçës, Partia Socialiste kishte shumicën vetëm për një votë, 21 vota nga 41 gjithsej. Me dezertimin e dy këshilltarëve të LSI, Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, PS thellon diferencën në raport me dy partitë e mëdha në opozitë. Gjithashtu, eksodi në LSI kanë konsoliduar më tej shumicën e Partisë Socialiste në këshillin bashkiak të Vlorës dhe Devollit. Nga ana tjetër, lëvizja e katër këshilltarëve në drejtim të PS në Shkodër, nuk i kanë ndryshuar balancat në favor të PD dhe LSI në këtë këshill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marina Fara një princeshë seksi, do t'ju mahnisë si është bërë për ditëlindje
Previous article Kosovë/ SHBA dënon ngjarjet e së hënës në Mitrovicë, ku Gjuriç...

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT