• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE- VIZITA/ Shqipëri- Greqi vjen takimi i madh për të zgjidhur të gjitha çështjet pezull (AXHENDA)
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE- VIZITA/ Shqipëri- Greqi vjen takimi i madh për të zgjidhur të gjitha çështjet pezull (AXHENDA)

7 November, 2017 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Rajon

Kjo e premte dhe e shtunë, pritet që të jetë një nga fundjavat e rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë në Ballkan. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias do të takohen në Athinë, për të diskutuar mbi tryezë, të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Nervozizmi, ngërçet, mosbesimi, akuzat, kundërakuzat, kërcënimet, kundërpërgjigjet herë diplomatike e herë herë gjysëm diplomatike ose aspak të tilla, janë disa nga përcaktimet që mund ti bëhen polifotos së marrëdhënieve aktuale dypalëshe.

Kjo situatë u pa edhe pak ditë më parë nga parrullat në gjuhën greke, kur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ajo e kulturës Mirela Kumbaro ishin në zonën e minoritetit në Shqipërinë e Jugut, nga protestat e disa banorëve në Himarë kundër planit të rregullimit të qytetit, apo nga nervozizmi i udhëtarëve në pikën kufitare të Kakavijës, kundër kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule i cili sipas raportimit të mediave, tentoi të kalojë pa radhë vijën e kufirit mes dy shteteve tona. Një portë që bëhet herë simbol paqeje, herë shprese dhe herë sherri. E ku cilësia e punës së kompjuterave në sportelet aty, është epruveta më e mirë për të kuptuar shijen e raportit real të marrëdhënieve frekuente mes Athinës e Tiranës.

Të shoqëruar nga ekipet respektive, shefat e diplomacive kanë paralajmëruar që më parë, se prej një viti një grup pune i përbashkët, po punon në nivel ekspertësh, për të diskutuar të gjitha çështjet që na kanë munduar këto 27 vjet. Një pjesë e temave janë të bartura jo vetëm nga koha e komunizmit, por duke shkuar edhe më thellë në histori, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ironia është se të dy jemi vende anëtare të NATO, aleancës më të madhe të sigurisë së këtyre 70 viteve të fundit jo vetëm në Europë.

Për Shqipërinë, nëse ke qenë sadopak i vëmendshëm gjatë këtyre viteve, kupton thjeshtë se problemet që mbeten për tu zgjidhur me Athinën, janë: Abrogimi i ligjit absurd të luftës; çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi në tërësi dhe ajo që njihet si dosja e çështjes çame në veçanti; çështjet konsullore ku Greqia është ende i vetmi vend Europian që vijon të mbajë vulën apostile dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë atje.

Ndërsa Kotzias, me siguri që do të nxjerri për diskutim nga ana e palës së vet, çështjen e kufirit detar mes dy vendeve tona në ngushticën mes Sarandës dhe ishullit të Korfuzit; dosjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri dhe çështjen e freskët të Ligjit të Minoriteteve që ka qenë një tjetër sebep nervozizmi kohët e fundit.

Vëmendja e mediave me siguri që do të jetë maksimale, si edhe interesi i dy vendeve tona për këto çështje thelbësore. Një gjë është e sigurtë, se të gjitha çështjet e bartura në 72 vite, nuk mund të zgjidhen në vetëm 72 orët e kësaj vizite. Për aq kohë sa kjo mund të shndërrohet në të parën tryezë në historikun e marrëdheieve tona, ku mund të diskutohen sy në sy “të gjitha për të gjitha”, fitorja e parë është arritur që tani, si për Athinën ashtu edhe për Tiranën. Nga bisedimet, nga komunikimi, nga shikimi dhe thënia e gjërave zyrtarisht dhe përballë, kurrë në asnjë rast, askush nuk ka humbur, asnjëherë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Vijnë dy agjentët e FBI në Tiranë. Ja kush janë
Previous article Dëshmi/ Rrëfen ish-efektivi i antidrogës: Kërcënimet e Habilajve në emër të ministrit

Redaktor1

Postime të ngjashme

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT