Shumë pamje të pazakonshme nga zonat e prekura nga përmbytjet janë publikuar në mediat shqiptare ditën e sotme. Edhe në redaksinë tonë ka ardhur një video filmuar nga një qytetar i zonës së quajtur “Kodra e Priftit” në kryeqytet.
Videoregjistrimi që ka ardhur në redaksinë e AlpeNews.al tregon zonën problematike të rrugës “Selman Riza”, e specifikisht të lagjes “Kodra e Priftit”. Qytetari ka filmuar ndërhyrjet e menjëhershme që Bashkia Tiranë ka iniciuar në ktë zonë, menjëherë pas telefonatave të qytetarëve. Ndërhyrjet siç duken janë me mjete të tonazhit të rëndë të caktuara për pastrimin dhe hapjen e kanaleve ku derdhet Lumi i Lanës. Lum ky që shpeshherë ka rrezikuar edhe lagje të tjera të kryeqytetit.
Zona në fjalë njihet nga problemet e shumta në infrastrukturë, por edhe për këtë Bashkia Tiranë ka gjetur një zgjidhje. Kjo e fundit ka ardhur nga një nënshkrim i Bashkisë me një firmë kontraktuese për të ndërtuar një urë të qëndrueshme, dhe rrugën me tre korsi kalimi për makinat, dhe katër trotuarë për banorët.
Reshjet e shiut kanë sjellë një situatë kaosi në shumë lagje të kryeqytetit, por Bashkia dhe Ndërmarrjet përkatëse kanë ndenjur në gatishmëri të plotë këto 24 orë të stuhisë. / Përgatiti: AlpeNews.al