Nesër në orën 15:00 mblidhet seance dëgjimore me Prokurorët për Prokurorinë e Përkohëshme, ku kandidatët do t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Në një prononcim ekskluziv për AlpeNews.al, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është ka treguar të gjithë procedurën që do të ndiqet hap pas hapi deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
- Nesër në orën 15:00 është mbledhja
- Verifikimi dhe eleminimi i atyre që nuk plotësojnë kriteret
- Hartimi dhe miratimi i raportit për procesin në komision të premten
- Votimi
Në një prononcim ekskluziv për AlpeNews.al kreu i Komisionit të Ligjeve theksoi:
Mbas prezantimit bëhet verifikimi i plotësimit të kritereve formale dhe ligjor, të kandidatëve të vetëofruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Ditën e premte në drekë do të mblidhet sërish Komsioni i Ligjeve për të hartuar dhe miratuar raportin që do i dërgohet seancës plenare të kuvendit për dy element:
- Kush i plotëson kriteret dhe kush nuk i plotëson, pasi edhe mund të eleminohet
- Informohet Kuvendi për procedurat e ndjekura dhe për seancën dëgjimore të zhvilluar.
Në seancën e radhës merren në shqyrtim raporti mbi bazë të të cilit do shkojë për votim të kandidatit, dhe ai që merr më shumë vota zgjidhet.
Dy janë mundësitë: Kryetari i mazhorancës, Edi Rama vijon dhe i kërkon consensus Bashës për këta kandidatë,
Nëse nuk ka konsensus, atëherë do të veprohet sipas EURALIUS dhe OPDAT do kalohet në votim më shumicë të thjeshtë.
Përgatiti: AlpeNews.al


