• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Të gjitha zhvillimet kulmore të 365 ditëve. 2017, ose VITI POLITIK i çadrës, timonit dhe çekiçit!
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE/ Të gjitha zhvillimet kulmore të 365 ditëve. 2017, ose VITI POLITIK i çadrës, timonit dhe çekiçit!

30 December, 2017 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Nëse do duhej që ta përkufizonim me tri fjalë kyçe vitin politik që po lemë pas, ato mund të ishin: Çadrër, timon dhe çekiç.

Çadra, si simboli i vitit politik të opozitës shqiptare.

Timoni, si simboli i vitit politik të PS që i fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare duke marë e vetme drejtimin e makinës qeverisëse të vendit.

Çekiçi, si simboli i drejtësisë, për shkak se reforma e re në këtë fushë ka qenë një konstante që kulmoi me zgjedhjen e Kryeprokurores së rë të Përkohshme të vendit, më 18 dhjetor.

Viti 2017 është vetëm një ditë larg dhe AlpeNews.al ka bërë një përmbledhje të momenteve më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë gjithë vitit. Disa nga të cilat, priten të jenë të pranishme edhe vitin tjetër.
Çadra e famshme e opozitës

Për tre muaj me radhë opozita qëndroi në sheshin përpara kryeministrisë duke kërkuar largimin e Qeverisë si kusht për garantimin e zgjedhjeve të lira në Qershor.
Çadra e ngritur menjëherë pas mbylljes së mitingut, u kthye në shtëpinë e opozitës për një kohë të gjatë, ndërkohë që deputetët e saj bojkotonin parlamentin.
Aksioni i opozitës përgjatë javëve sa erdhi dhe u ashpërësua. Të gjitha partitë që iu bashkuan protestës, njoftuan se nuk do të rregjistroheshin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Më 17 Maj duke u zbardhur data 18,… arrihet marrëveshja e madhe. Dhe vjen shtrëngimi i duarve!

Pas orësh intensive komunikimesh mes palëve, kur gjithshka dukej se kishte marrë sërish rrokullimën, mbrëmjen e 17 Majit, ndërsa partitë parlamentare ishin mbledhur në një takim, kryeministri Rama kërkon bisedime kokë më kokë me zotin Basha. Pas mesnatës njoftohet arritja e marrëveshjes “bazuar në paketën McAllister+ të propozuar nga SHBA-ja”, shpjegoi lideri i opozitës Lulzim Basha.

Pas takimit, Basha ka qenë ai që ka folur duke thënë se ka marrëveshje:
“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA.” Ndërsa kryeministri Rama nuk ka preferuar të flasë. Por vetëm i ka shtrënguar dorën liderit të opozitës, atë shtrëngim që më vonë rrjetet sociale e kthyën në mëmë të shumta.

Do shtyhen apo jo? Zgjedhjet e qershorit…një javë më pas!

Të gjithë i mbajmë mend ato ditë ku në cdo tavolinë, mes miqsh, në familje apo kudo flitej nëse do të shtyheshin zgjedhjet apo jo. E gjitha kjo do të vinte për shkak të çadrës që deri në momentin e fundit kishte plan ti “bojkotonte” zgjedhjet.
E kështu ndodhi, kur në bazë të marrëveshjes zgjedhjet u shtyn por vetëm me një javë.
Socialistët fituan të vetëm, duke u rritur dhe më shumë karahasuar me zgjedhjet e 2013, e duke siguruar 74 mandate. “Shqipëria ka folur troç. Shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht Kuq e Zi”, u shpreh Rama në mitingun e fitores më 27 Qershor.
Pas 8 vitesh në pushtet, Lsi kalon në opozitë, ndonëse ajo rrit përfaqësimin ne parlament, duke marrë 19 mandate. Dy ditë më pas, më 29 Qershor, Vasili jep dorëheqjen duke propozuar zëvendësimin me Monika Kryemadhi, dhe kështu ndodh më vonë.
Partia demokratike, ishte ajo që pësoi një humbje të rëndë duke zbritur në 43 mandate. Basha deklaroi se do të merrte të gjithë përgjegjësitë për rezultatin, por duke i bërë pritë sulmeve të kundërshtarëve brenda partisë, që menjëherë nisën të kërkonin dorëheqjen e tij, thekson se “sa kam gabuar dhe ku kam gabuar, nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë Demokratike”.

PDIU arriti të merrte 3 mandate, përfshi dhe atë të Reme Lalës në Dibër që bëri bujë në momentin e fundit. PSD e Tom Doshit gjithashtu mori një mandat në Shkodër, atë të Tom Doshit. Libra e Ben Blushit nuk ia doli të marrë asnjë mandat.

Gara në PD për kreun dhe përçarjet e mëdha

Fill pas dështimit në zgjedhjeve, një lider duhet të bëj atë që i takon në këto raste: Të jap dorëheqjen. Por kjo nuk ndodhi dhe Basha thjesht i ngriu funskionet e tij si kryetar deri në zgjedhjet brenda partisë. Basha pati përballë vetëm një kandidaturë, atë të Eduard Selamit.
Ky process u shoqërua me kritika të shumta nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi apo dhe Majlinda Bregu kur thanë se ai donte të mbante sërish peng partinë. Gjithsesi, Lulzim Basha fitoj me rezultat të thellë me mbi 90 përqind të votave.

Meta President!

Pikëpyetje të mëdha pati disa ditë para para, neës Ilir Meta do të ishte presidenti apo jo.
Por kureshtja mori fund kur më 24 korrik, ai u bë President i Republikës së Shqipërisë. Në një seancë të jashtzakonshme ku merrnin pjesë trupi diplomatik i akredituar në vend, prokurori i Përgjithshëm, etj., Meta ka bërë betimin me dorën në Kushtetutë.

Tahiri, çështja më e përfolur e vitit

Kjo ndoshta është ngjarja më e përfolur e vitit, dhe jo pa shkak. Ish ministri Tahiri, tronditi qetësinë e partisë socialiste pas zgjedhjeve kur u akuzua se kishte lidhje me narkotrafikantët.
Në përgjimet e trafikantëve emri i Tahirit përmendet disa herë për dhurata apo sasi të mëdha eurosh. Por ai mohon çdo lidhje të paligjshme duke pranuar se “kam bërë gabimin e madh dhe të vetëm, se më shumë se katër vite më parë u kam shitur makinën personale”.
Por nuk mbaron këtu. Banesa e Tahirit i nënshtrohet kontrolleve, por telashet për ish ministrin nuk kanë të sosur. Në Nëntor një biznesmen kapet nga policia. Në automjetin e tij gjenden 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të zotit Tahiri. Prokuroria deklaron se ka dyshime se paratë janë të ish ministrit.
Ish ministri po hetohet ende nga Prokuroria, dhe nuk dihet edhe sa do të zgjasë si çështje.

Reforma në drejtësi dhe Kryeprokurori i Përkohshëm

Debatet e shumta lidhur me drogën, krimin e organizuar e korrupsionin, sjellin në vëmendje, gjithnjë e më me forcë, Reformën në Drejtësi.
E majta ju përmbajt variantit të ekspertëve të EURALIUS-it dhe OPDAT-it, për caktimin e një kryeprokurori të përkohshëm që zgjidhet me shumicë të thjeshtë në parlament. Opozita këtë rast e mori për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje të kryeministrit për të vënë nën kontroll drejtësinë.
Seanca në parlament, e 18 Dhjetor, u zhvillua totalisht në kaos. Ndërkohë që jashtë policia frenonte mbështetësit e opozitës kryeprokurorja Arta Marku u betua mes tymueseve të ndezura në sale nga opozita.

Kaosi që krijon një Çizme në Parlament

Po në të njëjtën ditë, kur Arta Marku zgjidhet Kryeprokurore e Përkohshme, parlamenti përshkalloi në ofendime dhe dhunë si asnjehrë më parë. Thënë kështu, mjafton të kujtojmë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, teksa goditi me njërën çizme, kryeministrin Rama. Bashkë me të, edhe deputetët e opozitës hodhën tymuese Brenda në sallë, teksa jashtë protestuesit u konftrontuan me policinë.

Vota e Shqipërisë kundër SHBA

Kjo ishte çudia më e madhe që ndodhi muajin e fundit. U miratua rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Mes 128 vendeve anëtare që kanë votuar pro kësaj rezolute ishte edhe Shqipëria. Ndërkohë 35 shtete kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.
Votimit i Shqipërisë kundra vendimit të SHBA ka ngjallur reagime te politikanët shqiptarë. Ato si përherëherë tashmë e përsëritur ndahen në dy kampe pro dhe kundër. Sic mund të kuptohet, pro ishte vetëm Ministria e Punëve të Jashtme. Kujtojmë këtu edhe letrën e Presidentit Meta dërguar Trump kur tha se kërkonte ndjesë për votën.

Përgatiti B.Xhanija
AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sanchez 'tradhëton' Guardiolan, kërkon transferimin në Madrid
Previous article Formacionet zyrtare: Fiorentina – Milan

F.autor

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT