• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Suli: Opozita pa skuadër zgjodhi rrugën e përbaltjes. Kamza “për çmim Guinnes”
Home
Shqipëri

EKSKLUZIVE/ Suli: Opozita pa skuadër zgjodhi rrugën e përbaltjes. Kamza “për çmim Guinnes”

5 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Situatat dhe ngjarjet që kanë ndodhur në vend kanë qenë të shumta. Të tilla kanë qenë vrasjet,  vjedhjet e grabitjet, apo dhe kërcënimet.

Rasti më i fundit ishte “Xhisiela” e cila ka “nxehur” akoma më shumë përplasjet.

Lidhur me to mazhoranca ka kërkuar hetim të plotë dhe vendosjen përpara drejtësisë të autorëve menjëherë. Ministri Xhafaj dhe Policia e Shtetit kanë deklaruar se kërkimet dhe ndjekja e autorëve po bëhet çdo ditë në mënyrë emergjente, për zbardhjen sa më parë të këtyre ndodhive.

E nga ana tjetër opozita e akuzon qeverinë se ka lidhje me këto krime që po kryhen, si dhe po ushtron presion për mbrojtjen e kriminelëve.

Ndërsa, që nga fillimi i sezonit të ri Parlamentar, ka ndodhur dhe “ndarja” midis dy “rivalëve” politik, ku opozita ka vendosur që nga seanca e parë të bojkotojë.

Për të folur më shumë rreth kësaj situate, /AlpeNews.al kontaktoi me deputetin e Partisë Socialiste, Rakip Suli.

Suli u shpreh për /AlpeNews.al se opozita ka zgjedhur të vazhdojë në rrugën e gabuar, atë të përbaltjes.

Me keqardhje e them se situata politike në këtë sesion parlamentar ka qenë më shumë se e ashpër.

Mendoj dhe besoj  që rruga e opozitës nuk duhet të jetë bojkoti por parlamenti, ku duhet të përfaqesojnë njerëzit që i kanë votuar.

Është zgjedhje e tyre por mendoj që detyra e opozitës nuk duhet bërë vetëm në kuadrin e shpifjes siç ata kanë zgjedhur thjeshtë  dhe vetëm për të fituar aksione politike, por në përmbushje të detyrimeve që kanë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Mendoj qe opozites i mungon skuadra, i mungon programi dhe ka zgjedhur rrugën e përblatjes, ka zgjedhur të bej show mbi gënjeshtra.

Ndërsa largimin e opozitës nga komisioni zgjedhor e konsideron si të pa tolerueshëm.

Nuk kam deshirë të flas për zgjedhjet  për faktin që ka dhe 10 muaj, por do të thoja që braktisja e komisionit zgjedhor nga opozita është e patolerueshme,  pasi zgjedhjet janë mënyra për të shprehur vullnetin sovran dhe nuk mund të jenë pronë e partive politike, por e gjitha kjo më bën të dyshoj që opozita po synon të krijojë alibinë për humbjen e pashmangshme në zgjedhjet e rradhës.

Zgjedhjet lokale janë të një rëndesie të veçantë, jo vetëm për faktin që në këtë mënyrë ndodh dhe garantohet decentralizimi i pushtetit, shtrirja e tij nga qytetari për në hallkat e tjera të pushtetit, por dhe për faktin që disa shërbime ekskluzive që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, duke filluar nga ceku i bebeve, çerdhe, kopshte, shkolla, uji, infrastruktura, banesat sociale dhe kreditë në mbështetje të çifteve të reja ofrohen nga bashkitë.

E përsa i përket zërave për një rikandidim për Bashkinë e Kamzës, deputeti Suli tha se momentalisht si deputet i asaj zone ka në fokus kam bërjen prezente të problemeve dhe shqetësimeve njerëzve.

Mund të them që në Bashkinë Kamëz fatkeqësisht nuk ka asnjë çerdhe shtetërore. Kjo është e paimagjinueshme dhe për rekord “Guinness”.

Si deputet i zonës së Kamzës dhe Paskuqanit e them me keqardhje që nga bashkia nuk merret asnjë shërbim por vetëm paguhen taksa tepër të larta madje dhe më të larta se të Tiranës, çfarë është meskine dhe skandaloze për këto zona me probleme të mëdha ekonomike.

Nuk dua të shprehem për kandidimin tim pasi është ende shpejt. Unë jam deputet i zonës dhe në fokus kam bërjen prezente të problemeve dhe shqetësimeve që njerëzit kanë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Lorenzo i pafat, rënie e frikshme në Tailandë (VIDEO)
Previous article PUBLIKON FOTOGRAFI SEKSI TË KËMBËVE/ Kjo grua fiton 24 mijë euro në vit

k.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT