Në mesditën e sotme në Tiranë, tek “Komuna e Parisit” nën kërcënimin e armës, tip pistoletë, një person ka përhapur panik tek banorët. Siç edhe shihet në fotot e mëposhtme të siguara nga AlpeNews.al, personi me bluzë blu ka një pistoletë në dorë, të veshur me një rrobë të posaçme për ta fshehur disi.
Një dëshmitar okular në vendngjarje, tha për AlpeNews.al se personi ka kërcënuar shoferin i cili ndodhej në makinë bashkë me vajzën e vogël.
Ai thotë se ngjarja e cila duket si një kërcënim prej “mafiozi”, tmerroi banorët përreth. Ende nuk dihet nëse ishte kërcënim apo paralajmërim, apo një tentativë për ti marrë makinën.





