Rruget e shqipërisë vijojnë të përgjaken çdo ditë si pasojë e aksidneteve rrugore.
Padyshim që dhënja e makinës me mbi shpejtësinë e lejuar ka sjellë humbje në jetë njerëzish. Sapo iu larguam aksidentit fatal ku humbën jetën 4 persona nga e njëjta familje në Shkodër, Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij. E mbijetuara e vetme nga ky aksident është bashkëshortja e tij Evisa Preka dhe personat që ngisnin fuoristradën Sokol Mujaj dhe Ngrek Gjergji.
Këtë të shtunë pjestarë të tjetë nga e njejta familje humbin jetën si pasojë e pakujdësisë së shoferëve. Tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehrri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe Edlira Fisku., 34 vjeçe. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur Xhemil Fisku 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Kjo e shtunë shënoi edhe 2 viktima të tjera po nga e njëjta familje.

Nuk mund të lëmë pa përmëndur edhe aksidentin tragjik ku humbën jetën vetëm tre ditë më parë në autostradën Tiranë –Durrës, Elena Avdillari 23 vjeçarja së bashku me taksistin 64 vjeçar nga Durrësi Bujar Agalliu.
Edhe pse policia ka bërë thirrje për ulje të shpejtësisë, ku gjithashtu ndalohen edhe dhënjes së makinës në gjendje të dehur apo pa rrip sigurimi, siç duket ende drejtuesit e automjeteve nuk kanë vullnetin e mirë të ndjekin këto këshilla.
Bilanci tragjik mbyllet me tetë të viktima si pasojë e aksidenteve rrugore.
Moszbatimi i tyre është fatal për këmbësorët apo edhe për udhëtarët që janë të kujdesshëm.
Përgatiti:AlpeNews.al





