Nuk ka sesi të mos humbasësh një profil si ai në “Instagram” i Nëntor Osekut, një shqiptar i cili nuk “përton” të eksplorojë sëbashku me familjen e tij të gjithë cepet përrallorë të Shqipërisë. Prandaj në hapësirën e dedikuar për turizmin në Shqipëri, ne redaksia e ALPENews.al ka vendosur të intervistojë djalin e aventurave, që nuk “rresht” së promovuari atdheun e tij dhe tonin bashkë, e ku tjetër veçse në “Summer 2018”.
Ndiqni intervistën mëposhtë.
Ne në ALPENews.al ju kemi kushtuar disa herë vëmendje ndaj fotografive tuaja të shkrepura në shumë prej destinacioneve mahnitëse (le të themi kështu) në plazhet e jugut të vendit, dhe jo vetëm.
Prej sa kohësh keni nisur këtë pasion për fotografitë, pasi në rrjetin social “Instagram” numëroni mjaftueshëm ndjekësish të cilët pëlqejnë punën tuaj artistike?
Une per here te pare e kam vizituar Shqiperine ne vitin 1999 gjate luftes se Kosoves, aty kemi qene te pozicionuar ne nje kamp Italian ne Malin e Robit. E mbaj mend si femije, nje dite bashke me nje shok, nga kureshtja se cfare ka pas rrethojave ne nje pyll, I kemi kaluar rrethojat e kampit dhe kemi dal tek Mali i Robit I cili ne ate kohe ishte I mbuluar me pisha dhe kemi ecur deri sa kemi dal ne deti. Pasionin per fotografi e kam pasur si femije, duke e vazhduar edhe ne kamp gjate luftes me aparatat fotografik te italianeve te cilit kishin ardhur si vullnetare, dhe pas ndertimit te rruges se kombit, kam filluar ta eksploroj Shqiperine me teper, duke fotografuar dhe duke i promovuar ato bukuri permes rrjeteve sociale: Instagram dhe Facebook, po ashtu permes, gazetave, Tv, radiove, etj.
Po në Kosovë keni tentuar që të eksploroni si në Shqipëri? E themi këtë gjë sepse ka shumë destinacione tërheqëse edhe në territorin tuaj të lindjes?
Po, ne Kosove fillimisht jam marre me sportin e skijimit, duke pasur parasysh bjeshket e Sharrit te cilat I kemi te pershtatshme per ski, pastaj kam filluar edhe me bjeshkatari duke iu bashkengjitur grupit te bjeshkatareve nga Gjakova, SHBA “ PASHTRIKU” . Kosova per fat te mire ka shume bukuri natyrore, duke filluar nga bjeshket e Istogut, Rugoves Pejes, Decanit, Junikut, bjeshket e Batushes dhe duke vazhduar tek ato te Pashtrikut dhe Sharrit, te cilat I kam vizituar dhe natyrisht qe i kemi promovuar.
A mendoni se ka ndikuar këtë vit jehona medietike që ka marrë Shqipëri në të gjitha rrjetet sociale dhe jo vetëm, për ardhjen e turistëve të huaj?
Une kete vit qe isha ne Shqiperi, kam takuar shume te huaj, me theks te vecante italiane. Shqiperia tani ka filluar te marre nje hov sa i perket turizmit, por qellimi eshte qe keta turiste qe vijne te ndahen te kenaqur me sherbimet, dhe te vijne perseri ose te pakten te flasin mire tek turiste tjere te huaj qe te vijne ta vizitojne Shqiperine. Ne jemi ata qe duhet te ju ofrojme kushte te mire dhe te jemi fleksibil.
Çfarë mendoni se duhet rregulluar në tërësi për fushën e turizmit në vendin tonë? Shihni probleme serioze?
Me heret si problem serioz e kam pare komunikacionin, por tani per fat te mire duke pasur parasysh masat qe po i ndermerr ministria Brendshme, tash shoh nje permiresim sa i perket komunikacionit. Tani per tani problem i shoh mbeturinat. Te njejtin problem e ka edhe Kosova per fat te keq. Mendoj qe eshte mire te ndermerren masa me te rrepta se I perket mbeturinave. Duke instaluar kamera dhe ndeshkimin me gjoba, ashtu sic ka vepruar Ministira e Brendshme me komunikacionin. Pastaj ne disa vende ka problem me uje dhe rryme. Keto jane elementet kryesore qe mendoj qe duhet Shqiperia ne kete faze ti rregulloj.
Në fund, për ta mbyllur planet në vazhdim të Nëntorit lidhen prapë me eksplorimin e vendeve të reja? Le të themi akoma me Shqipërinë, apo do të dilni jashtë kufijëve atdhetarë për të paraqitur të tjera materiale nga vende të huaja në “Instagram”?
Kete te diele mendoj te shkoj per vizite per tri jave ne Kanada. Atje mendoj ti vizitoj disa vende turistike te cilat njihen si nder vendet me te bukura ne Kanada, sic jane bjeshket: Alberta’s Canadian Rockies, Larch valley, liqenet e famshme Moraine Lake, Louise Lake, etj.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.






