Turizmi në Shqipëri gjithnjë e më shumë ka një trend pozitiv të zhvillimit, ku fqinjët tanë italianë janë ata që na vizitojnë më së shumti përgjatë sezonit veror.
Të impresionuar nga bregdeti shqiptar, turistët italianë zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre.
AlpeNews.al ka kontaktuar me Andrea Bomba, italianin që pas 3 vitesh rikthehet në Shqipëri për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ai rrëfen eksperiencë pozitive dhe se si i organizoi pushimet:
“Ishte një qëndrim i bukur, unë kisha qenë në Shqipëri para 3 viteve në kryeqytetin, Tiranë.
Kam qasje në disa grupe në “facebook” dhe kam disa kontakte në Shqipëri, kjo më lejoi të organizoja çdo detaj të pushimeve të mia, ishim në shumë shumë plazhe dhe vizituam vendet më të rëndësishme.
Unë rekomandoj që të zbuloni një kulturë të re, e cila është në gjendje të përfshijë të gjithë, ata janë shumë mikpritës, veçanërisht ndaj italianëve, për të cilët ata kanë një konsideratë të madhe. Unë e rekomandoj sepse ka peizazhe të bukura natyrore, si në det ashtu edhe në male. Dhe së fundi, e rekomandoj për koston shumë të ulët që ka.
Shqiptarët marrin më pak se 1/3 e pagës së një italiani, kështu që ju mund të bëni jetesën si një person i pasur në Shqipëri pavarësisht se keni një pagë mesatare në Itali”.