• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Rrëfehet infermieri Gjana, i sapo kthyer nga Italia: Si nuk pranonte pacienti të largohej nga spitali pa na thënë… (MOMENTI I VËSHTIRË)
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Rrëfehet infermieri Gjana, i sapo kthyer nga Italia: Si nuk pranonte pacienti të largohej nga spitali pa na thënë… (MOMENTI I VËSHTIRË)

2 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Korab Gjana, është një nga infermierët i cili punon në QSUT, dhe pjesë e grupit të mjekëve që u nisën në ndihmë të bluzave të bardha në Itali, në “luftën” kundër koronavirusit e që bënë krenarë shumë shqiptarë me gjestin fisnik.

Qendrimi prej 1 muaji në sherbim të pacientëve me Covid-19 në spitalin e Brescias, ka patur momentet e mira dhe të veshtira sipas Gjanës, i cili në nje intervisë ekskluzive për AlpeNews.al rrëfen këto momente që padyshim do mbeten gjatë në memorien e tij.

Intervista e plotë:

Si ishte situata në spitalin e Brescias deri ne momentin që u larguat?

Situata në spitalin e Brescia u qetësua në momentin që u larguam dhe shume pavijonë iu kthyen normalitetit. Mendoj per pak jave cdo gje do të marri fund.

Në nje prej postimeve tuaja shkruani se Pashket i keni festuar në një familje italiane. Si është historia juaj e njohjes?

Një shqiptar më shkruan në rrjet social dhe kishte dëshire për tu pershendetur. Erdhi aty ku qendroja dhe më tha qe je i ftuar ne familjen tonë dhe smund tju thoja jo. Aty kur vajta po na prisnin shumë italian dhe familja Sulmina shqiptare. Ata ishin shumë të gezuar që na kishin prane dhe pergezimet dhe krenaria e tyre nuk pershkruhej dot.

Cili ishte personi që të mungoi më shume gjatë qendrimit në Itali?

Familja ishte pjesa që më mungoj por dhe duke qënë ne keto rrethana duke mos levizur në rast nevoje kisha frike për shendetin e tyre.

Kush ishte momenti yt më i vështirë brenda spitalit të Brescias?

Momenti më i veshtirë ishte fillimi kur vajta pasi të gjithe pacientet kishin Covid-19 dhe dyndja e tyre ishte shumë e madhe. Frikë dhe ankth mos tu kontaminoja dhe besoj që ia dola më se miri duke bërë kujdes maksimal.

Si ishin oraret e punës dhe sa e veshtirë ishte perballja me pacientët me Covid-19?

Oraret e punës ishin 8h dhe puna në pavijonin e infektivit ishte shumë e kordinuar por me kalimin e kohës u ambientova shpejt duke dhënë ndihmë mjekësore përkrah kolegëve italian.

A takoheshit gjatë ditëve te qendrimit me pjesen tjetër të mjekëve shqiptare?

Patjetër që takoheshim duke ruajtur distancen dhe duke shkëmbyer eksperiencën dhe duke marrë keshilla nga njeri-tjetri. Fryma e grupit tregoj që është një fuqi për të ecur perpara sepse asnjë nuk rezultoj pozitiv dhe kjo ishte gjëja më e rendesishme perpos sherbimit mjekësor që kemi dhënë.

Cili është momenti më i lumtur gjate qendrimit 1 mujor në Itali?

Momenti më i lumtur ne repartin ku punoja ishte kur një pacient fitoj realisht betejën me Covid dhe kur po dilte nga pavijoni unë me kolegun tim Albani ndodheshim në një dhomë tjeter dhe ai nuk kishte pranuar të largohej nga spitali pa na folur. Na tha faleminderit shumë për perkujdesjen 15 ditore ndaj meje dhe zoti ua shpërbleft këtë udhë që keni marrë për të na ardhur ne në ndihmë.

Si ishte mikpritja e italianëve?

Kolegët italian na organizuan dhe një percjellje të bukur dhe thanë gjesti ynë do ngelet gjatë në memorien e tyre. Mikpritja ishte dicka që më surprizoj dhe më beri të ndjehesha krenar që vija nga Shqiperia e vogël por me zemër të madhe. Falenderimet dhe pergezimet e tyre më kanë entuziazmuar.

Je penduar për vendimin që more?

Mendoj që mora një vendim shumë të nxituar që thashë menjeherë po. Por ishte PO-ja më e duhur që kam dhënë në jetë.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MARDHËNIA JONË KA QENË..."/ Xhesika Polo flet për herë të parë për ndarjen e së ëmës nga jeta
Previous article "SI TË ISHA DJALI I MERKEL"/ A është kënga e radhës së Mozzik një përgjigje për Loredanën?

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT