• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Rita Petro i përgjigjet “ciklonit” të sulmeve për poezinë e incestit: Fjalët e të gjithëve ju, më bëjnë nder!
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Rita Petro i përgjigjet “ciklonit” të sulmeve për poezinë e incestit: Fjalët e të gjithëve ju, më bëjnë nder!

7 December, 2017 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Kulturë

Emri i Rita Petros ka filluar të lakohet përëri, në të gjitha llojet e mediave dhe fjalorëve të mundshëm në qarkullim. Ndryshe nga sa më parë, këtë radhë për një poezi të re, e sigurisht për një “mëkat” të ri. Por ajo duket se di si ta përballojë tashmë, të gjithën këtë. Lëkura “i është regjur” dhe shqisat i janë mprehur deri në atë masë sa ka qetësinë Olimpike për tiu përgjigur të gjithëve, me një intervistë elegante tek “Alpenews.al”.

“E gjithë kjo që po ndodh e vendos poezinë në gjyqin e masave. Kështu janë dënuar poetët e shkrimtarët në kohën e diktaturës te ne me gjyqin dhe histerizmin e turmave”,- thotë ajo.

Eshtë zhurma pas publikimit të poezisë “Mallkimi i parë”, ku shprehet dëshira e “fshehur” për inçest dhe dëshira seksuale e ndezur e një motre për vëllain. Kaq mjafton për ta akuzuar një poete për gjithçka, e deri për “terrorizëm seksual”.

“Fjalët e atyre që më sulmojnë më bëjnë nder dhe janë një arkiv i pasur për biografinë time si poete”,- thotë Rita Petro.

A mund të na e shpjegoni mesazhin tuaj artistik që është dhënë nëpërmjet poezisë së “incestit motër e vëlla”?

Poezia ime e shpjegon krijimin e njerëzimit apo më troç shumimin e tij përmes figurave simbolike; çftit simbolik, motra dhe vëllai, të ngjizur brenda një mitre universale dhe aktit simbolik që në këtë rast është inçesti. Kjo dukuri gjendet në mitologji dhe në vetë Biblën. Heroina e poemës time është një Evë, e cila nuk dëgjon këshillën e Atit dhe merr përjetë mallkimin e tij. Dhe në fakt gruan edhe sot e kësaj dite e ka ndjekur ky lloj mallkimi, siç po më ndjek dhe mua që kam shkruar një të vërtetë e cila ka ekzistuar dhe ekziston në shoqërinë njerëzore, edhe si plagë shoqërore, për të treguar se sa me vese është shoqëria e sotme dhe sa shumë përpjekje i duhet për t’u vetëpastruar. Po si mund të vetëpastrohet shoqëria jonë kur, në vend që të godasë hipokritët, godet me gurë ata që na tregojnë se cilët jemi në të vërtetë.

Në cfarë raporti qëndrojnë tek ju si poete provokimi i publikut dhe vërtëtësia artistike personale, nisur jo vetëm nga poezia juaj e fundit “Mallkimi i parë” por edhe tek “Vrima”, e në përgjithësi në tërësinë e artit tuaj?

As mendoj fare kur shkruaj se do provokohet kush apo do tronditet kush. Ama kam një parim të fortë, ta shkruaj të vërtetën si e ndiej, edhe kur ajo më dhemb në tru e në trupin tim. Aty i bëj ekzaminimet. Këtë zbulim tronditës e hedh në vargje. Kaq është e gjitha.

A keni ju një përgjigje për kritikët tuaj që kanë shkuar deri në atë pikë sat a cilësojnë poezinë e fundit si një terrorizëm seksual?

E gjithë kjo që po ndodh e vendos poezinë në gjyqin e masave. Kështu janë dënuar poetët e shkrimtarët në kohën e diktaturës te ne me gjyqin dhe histerizmin e turmave. Poezia kërkon lexues mendjehapur e të kualifikuar që dinë të lexojnë nëntekstin e jo tekstin. Ndaj në gjithë botën ka pak lexues. Po përsëri them që më mirë kështu. Arti ka lindur për të tronditur. Është shumë e dhimbshme, por shumë e bukur. Fjalët e atyre që më sulmojnë më bëjnë nder dhe janë një arkiv i  pasur për biografinë time si poete.
/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Habit modelja shqiptare: Hani vaginë, është vegjetariane
Previous article Nëse shikoni pornografi nga telefoni, duhet t'ua themi këtë gjë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT