• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Qefalia: Politika të bëhet bashkë për hapjen e negociatave. Opozita në rrugën e gabuar, propozimi i saj…
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Qefalia: Politika të bëhet bashkë për hapjen e negociatave. Opozita në rrugën e gabuar, propozimi i saj…

1 October, 2018 k.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Debatet e mëdha politike po na shoqërojnë dita ditës pas fillimit të sezonit Parlamentar. Ngjarjet e ndodhura po ashtu kanë shkaktuar shumë debate, përplasje e diskutime me rivalëve politikë.

Kjo ka sjellë mjaft përçarje dhe akuza, ku njëra palë sulmon për gjendjen e rënduar të sigurisë në vend, e nga ana tjetër mazhoranca e cila përkrah aksionet e zhvilluara për kapjen e kriminelëve dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Diskutimi i “vettingut” të politikanëve po ashtu shkaktoi përplasje dhe debate të mëdha.

Për të folur më shumë rreth kësaj situate dhe rruge, /AlpeNews.al zhvilloi një intervistë me deputetin e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Qefalia tha për AlpeNews.al se rruga e ndjekur nga opozita është e gabuar, pasi nuk duhet bazuar politika në shpifje. Më tej ai foli për aksionet policore, ku kryesore është rritja e sigurisë së jetës së qytetarëve, pasi krimi është shumë i sofistikuar.

E përsa i përket hapjes së negociatave me BE, deputeti është i bindur se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar, dhe kërkon që politika shqiptare duhet patjetër të bëhet bashkë në këtë çështje, për të mirën e shqiptarëve.

Ndërsa për “vettingun” në politikë pajtohet me idenë se duhet bërë, por propozimi i dhënë nga opozita, është thjesht sa për të tëhequr vëmendjen e opinionit publik.

Intervista e plotë:

1-Situata politike aktuale është në një gjendje shumë të ashpër, kemi mazhorancën e cila po “bën parlament” vetëm, e nga ana tjetër opozita nëpër qytete. Si mendoni se do të vijojë kjo situatë?

Mendoj se kjo është rruga e gabuar e opozitës që ka zgjedhur që politikën ta bazojë në shpifje apo ngjarje të ditës duke menduar se po tërheq vëmendjen e qytarëve dhe me keq akoma këtë po e bën jashtë parlamentit. Mendoj që kjo nuk e ndihmon atë për të qenë një alternativë qeverisëse. Mendoj se me afrimin e zgjedhjeve opozita do të duhet të përqëndrohet tek alternativat dhe kandidaturat e spikatura për të fituar në zgjedhjet, pra duke paraqitur para shqiptarëve alternativa qeverisëse dhe jo vetëm akuza dhe aq më keq shpifje.

2-Ngjarjet e ndodhura së fundmi kanë sjellë një “valë” aksionesh policore. Sa frytdhënëse kanë qenë deri tani ato?

Mendoj që lufta ndaj krimit është një luftë e pandërprerë dhe jo “valë” aksionesh policie pasi krimi shfaqet në forma të ndryshme dhe në kohët e sotme ai është më i sofistikuar, ndaj vëmendja duhet përqëndruar tek goditja e tij që në embrion pa e lënë që të marrë përmasa të mëdha, pasi do të ishte shumë e vështirë për ta goditur pasi të ndodhte. Ngjarje kjo që do të ulte sigurinë publike dhe do të ishte më vështire për ta mbajtur në kontroll situatën e rendit në vend . Si përfundim dua të them krimi nuk goditet me fushata por struktuarat e policisë së shtetit (policia kriminale) duhet ta mbajnë vazhdimisht në kontroll.

3-Arrestimi i bandës “Bajri” mendoni se ishte suksesi më i madh i gjithë këtyre aksioneve?

Nuk mendoj kështu pasi mbivlerësimi i njërës apo tjetrës bandë nuk është e rëndësishme për qytetarët. Për ta është e rëndesishme vendosja e qetësisë dhe garancia e jetës së tyre. Ndërsa aksionet e policisë duhet të jenë të vazhdueshme dhe të mirë të studiuara me qëllim që të kenë sa më pak pasoja në rradhet e tyre pasi krimi është shumë i sofistikuar .

4-A pritet të jetë viti i ardhshëm vendimtari për hapjen e negociatave me BE?

Padyshim që viti i ardhshëm është vendimtar për shqiptarët për tu bërë pjesë e realizimit të ëndrrës së tyre për qenë pjesë e BE. Ndaj politika shpiptare vetëm këtu e theksoj vetëm këtu duhet të bëhet bashkë! Me bindjen se i bëhet shërbimi më i mirë këtij populli që mezi e pret hapjen e negociatave me BE. Personalisht jam i bindur se ky proces do të ndodhë sepse shqiptarët e meritojnë.

5-Po përsa i përket “Vettingut” të propozuar nga PD, a është propozimi i duhur apo ka diçka që fshihet pas tij?

Trasparenca është e nevojshme dhe e domosdoshme për personat të cilët kanë funksione apo detyra publike pasi kështu rritet besimi tek qytetarët. Por mendoj se propozimi i PD i bërë kur ende nuk janë krijuar institutionet drejtësisë (SPAK e BKH ), kjo është tjetër tentativë e PD për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Ky veprim në dukje pozitiv nuk i jep zgjidhje thelbit të kërkesës së PD. Nëse vërtetë PD është e interesuar për të realizuar këtë kërkesë, duhet së pari të ndihmojë të ngrihen me sa më parë këto institucione (SPAK e BKH ) dhe më pas pse jo të kalojnë patjetër në veting kushdo që është në funkisione publike, por jo vetëm këto por dhe ato që kanë ushtruar të tilla funksione sepse vetëm kështu jemi transparentë dhe para opinionit publilk .

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KJO NUK PRITEJ/ Kondogbia NUK do të luaj më me Francën, ja kombëtarja e re...
Previous article JO VETËM RONALDO/ MESSI BEFASON: "Pleshti" merr vendimin PËRFUNDIMTAR për të ardhmen

k.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT