Shumë prej persona që janë infektuar me Covid-19, kanë patur edhe shqetësime emocionale apo ankth.
Edhe sipas studimeve të fundit, një pjesë e mirë e personave që e kalojnë rëndë i drejtohen pas rikuperimit edhe psikologëve.
Me shtimin e rasteve të reja edhe në Shqipëri duket se po përforocohet gjithnjë e më shumë nevoja e tyre.
Psikologia Aurela Agalliu, rrëfen për AlpeNews.al disa nga përjetimet e të infektuarëve si dhe shton se psikologu duhet të jetë si mjeku i familjes.
Me shtimin e rasteve te reja me COVID-19, a ka patur edhe shtim te personave që vuajne nga ankthi?
Situata e pandemisë ka shkaktuar rritje të individeve të cilet shfaqin shenja të ankthit. Kjo si pasojë e një situate të cilen ende nuk e njohim mirë. Frika për marrjen dhe transmetimin e virusit te te afermit i ka bërë ata te vendosen në pozita përgjegjsie. Ankthi nuk eshtë një situatë që ka filluar tani, kjo është një situatë e mbi vendosur në perjetimet e tyre dhe i ka nxitur të jenë më të vendosur per tu drejtuar tek profesionistet e shëndetit mendor.
Në eksperiencën tuaj, keni trajtuar deri më sot dikë që ka qenë i infektuar apo e ka kaluar virusin?
Në rastet që më janë referuar, klientet që kam trajtuar janë individ te cilet kanë humbur një të aferm nga Covid 19 por edhe nga ata të cilët kanë kaluar Covid. Kontaktet e para jane vendosur nga familjaret ose te njohurit e tyre të cilet kanë kerkuar ndihmë fillimisht per rastin. Perjetimet emocionale janë në nivel të lartë dhe te mberthyer nga frika e pandemisë, krijohet frikë dhe konfuzion per jeten dhe shendetin fizik.
Edhe në rastet kur gezojnë shendet të plotë, frikesohen nga e ardhmja. Lajmet që lexojne dhe informacionet kontrafiktore të cilat kundershtojnë njera tjetren, sjellin keto forma perjetimi. Prandaj nevojitet që burimet e informacionit të jenë të sigurta dhe të shpërndahen vetem në faqet zyrtare të atyre që kanë kompetencen për ta ndarë informacionin. Rastet nuk janë shumë komplekse dhe trajtimi i tyre kerkon kohë dhe mbeshtetje nga të afermit në familje apo edhe shoqeri. Në trajtimin e ankthit një rëndësi të vecantë kanë mardheniet pozitive, aktivitetet sociale dhe sportive. Por në këtë kohë, distancimi social, kufizimet, dhe rregullat e vendosur nuk ofrojnë plotesisht kushtet e duhura për rikuperimin në kohen e duhur.
Rastet e individëve që kanë pasur një situatë më të agravuar dhe kanë pasur nivel oksigjeni të ulet, kane shfaqur besim të ulet në rikuperimin fizik. Ankthi është një çrregullim i cili lind nga një mendim, shoqërohet me reagime emocional dhe krijohen rrethana situacionale të ndryshme. Ne rastin e nje pandemie boterore impulsi eshte situata ajo qe shkakton gjendjen emocionale dhe psikologjike. Frazat më shumë e dëgjuar nga profesionistët e shendetit mendor këto kohë, janë mendimet disfunksionale si, “Kjo nuk do përfundoj Kurrë” apo “kam frike së sdo jem kurrë mirë” etj. Kjo është një sfidë e jashtezakonshme për kedo dhe sidomos për njerzit që nuk janë potencialisht të mundur psikologjikisht.
Si do e perballonin shqiptaret një karantinë të dytë, nga ana emocionale?
Një karantinë e dytë do ta quaja një “katastrof psikologjike” sepse njerëzit sot janë më shumë të varfer dhe të lodhur nga ngjarjet pasojë të pandemise. Sot është më teper se kurre e nevojshme integrimi i profesionistëve të shendetit mendor në institutione jo vetem të shëndetësisëë. Psikologu duhet të jetë si mjeku i familjes dhe duhet të ofrohet sherbim falas për kedo.
Këtë vit ndryshe nga më parë kemi pare që shume familje por edhe qytetet janë zbukuruar me heret me atmosferen festive.
Mendoni se kjo ndikon në gjendjen apo humorin e gjithesecilit prej nesh?
Festat e fundvitit jane momentet kur njerzit ndihen me te lumtur nga atmosfera e ndricimit, shkëmbimi i vizitave apo edhe festat e organizuara. Këtë vit në gjithë boten cdo gjë është paralizuar dhe situatat kane qenë me ngarkesë të lartë emocionale. Njerzit janë më të pasigurt se kurrë dhe kjo ka sjellë nevojen që zbukurimet e fundivitit të jenë më të shpejta në kohë.
AlpeNews.al