Shqipëria duket se po e fiton çdo ditë e me shumë perballjen me Covid-19 teksa numri i të prekurve bie dhe masat janë drejt lehtësimit.
Megjithatë, izolimi nuk ka qenë i lehtë për një pjese te qytetarëve të cilet shpeshherë e kanë kaluar edhe me simptoma të ankthit.
Në një intervistë për AlpeNews.al, psikologia Aurela Agalliu shprehet se si pasojë e dy ngjarjeve të njepasnjeshme (tërmeti dhe Covid-19) numri i personave që i drejtohen psikologut është shtuar.
Ajo që vlen të permendet është se ndryshe nga çfarë mendohet, sipas psikologes problemet në çift nuk janë shtuar por pakësuar.
Intervista e plotë
Si ka qenë kjo periudhë e izolimit për psikologët dhe në veçanti ty?
Situata e veteizolimit si pasojë e gjendjes së pandemisë është shoqëruar padyshim me probleme të cilat reflektohen nga ana psikologjike për arsye te ndryshimeve që kanë ndodhur në rutinën tonë. Për mua personalisht ka qenë një periudhë e ngarkuar, si pasojë e nevojave që njerëzit shfaqen për kontakt me psikologun. Natyrisht, përpos ngarkesës, është një forme presioni psikologjik i cili reflektohet edhe tek une, për arsye se liria individuale është “deformuar”.
A ka pasur një shtim të personave që iu drejtohen ju persa i perket ankthit dhe panikut nga karantinimi?
Duke qenë se shqiptarët kaluan dy ngjarje të cilat ndikuan direkt në gjendjen psikologjike të njerezve, si ajo e termetit dhe kjo e pandemisë, kanë shtuar numrin e individeve të cilet kerkojne ndihme psikologjike.
Aktualisht janë shtuar rastet e personave të prekur me ankth dhe ç’rregullimet e humorit. Natyrisht, duhet të pranojmë se faktori ekonomik i cili ka prekur gjithe botën, nevojat për veteizolim direkt kanë prekur nevojat jetike të gjithësecilit nga ne. Kjo situatë i gjeti shiqiptarët të papergatitur dhe mbyllja e menjëhershme bëri të mundur që njerëzit te mos kishin mundesi të organizoheshin paraprakisht, apo të pergatiteshin psikologjikisht për këtë ngjarje.
Nëse mund ta krahasojme me periudhen e post tërmetit, cila është më e renda per qytetarët në aspektin psikologjik?
Të dyja situatat janë të renda, per aq kohe sa kemi viktima në njerëz. Këto ngjarje shkaktojne frike dhe ankth dhe pasiguri. Por kjo shkaktoi një mbivendosje të problematikave tek ata të cilët e përjetuan tërmetin si traum.
A ka patur më shume grindje në çift gjate kesaj periudhe?
Problemet në çifte për eksperiencen time ne kete kohe kane qene te pakta. Mendoj se kjo situatë ka ndihmuar familjet Shqiptare te dhurojne me shume dashuri dhe te bashkepunojne sebashku. Ajo çfarë do të specifikoja në këtë rast, jane problemet qe i jane mbivendosur familjes si pasoje e faktorit ekonomik. Ky është problemi real mbi te cilen familjet me nivel te ulet ekonomik jane prekur me së shumti.
Cilat mosha dhe kategori rrezikohen më shumë të kenë ankth ose mendime negative?
Mosha e cila vuan më tepër nga ankthi janë të rinjtë.
Këshilla për të dale sa me të shendetshëm nga ana psikologjike në fund të kesaj lufte.
Mendoj se për të gjithë është e rendesishme të mesohen me masat të cilat do na shoqerojnë per disa kohe. Kjo është forma më e mirë për te përballuar një mënyre të re jetese, pranimi dhe përshtatja. Për të gjithë ata që kanë probleme me ankthin, sygjeroj të kerkojnë ndihme profesionale pasi shmangia apo neglizhenca shkakton probleme të tjera të cilat do i mbivendosen ankthit.
Në perfundim të gjithë kësaj, të gjithë njerzit duhet të mesohen me menyren e re të jeteses. Mbetet thelbesore respetimi i hapsires personale duke ruajtur distancen e nevojshme dhe duhet te riorganizohen në menyren me te mire per te ndihmuar veten nga mbingarkesa pas periudhes së karantinës.
AlpeNews.al


