• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Nard Ndoka: Të gjithë kundër timonierit të vetmuar me tepsi në kokë! Jemi më keq se në ’97
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Nard Ndoka: Të gjithë kundër timonierit të vetmuar me tepsi në kokë! Jemi më keq se në ’97

4 September, 2018 k.autor Ekskluzive, Intervista, Politikë, Shqipëri

Situatat dhe ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit kanë qenë të shumta. Të tilla kanë qenë vrasjet,  vjedhjet e grabitjet, kërcënime apo dhe sulme ndaj gazetarëve.

Lidhur me to mazhoranca ka kërkuar hetim të plotë dhe vendosjen përpara drejtësisë të autorëve menjëherë. Ministri Xhafaj dhe Policia e Shtetit kanë deklaruar se kërimet dhe ndjekja e autorëve po bëhet çdo ditë në mënyrë emergjente, për zbardhjen sa më parë të këtyre ndodhive.

E nga ana tjetër opozita e akuzon qeverinë se ka lidhje me këto krime që po kryhen.

Dita e djeshme ishte fillimi i sezonit të ri Parlamentar, dhe këto përplasje sollën dhe “ndarjen” midis dy “rivalëve” politik. Opozita vendosi të mblidhje e bashkuar në Shkodër, e ndërsa mazhoranca në Parlament.

Për të folur më shumë rreth kësaj situate dhe më gjerë, AlpeNews.al intervistoi deputetin e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Nard Ndokën.

Ndoka tha për AlpeNews.al se situata në të cilët ndodhet vendi është më e rëndë se ajo e vitit ’97.

Po ashtu ai foli dhe për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, ku tha se krimi godet ato që guxojnë t’i investigojnë apo t’i bëjnë publike për qytetarët bëmat dhe  axhendat kriminale.

Në fund ai ka një thirrje për të gjithë qytetarët, që sëbashku të largojnë, ashtu siç e quan ai, timonierin e vetmuar me tepsi në kokë.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Është paralajmëruar shpesh nga opozita “e bashkuar” se këtë muaj fillon një lëvizje e re. Çfarë pritet realisht nga ana opozitare?

Jemi në një situatë të pa precedent në këto vite pluralizëm ku krimi po komandon politikën, po bën ligjin kudo, si në institucione dhe në rrugë. Opozita është garanci e sistemit, mbrojtëse e pronës dhe interesit publik, zëri i qytetarëve dhe promotor i zhvillimeve për nesër. Gjykoj se ka ardhur koha që opozita duhet të ndahet përfundimisht nga kjo qeverisje e zhytur në krim, nuk shikoj asnjë mundësi bashkëpunimi me mazhorancën dhe kryeministrin që i ka kapur dhe mundur krimi. Opozita duhet të largojë qeverinë për të çliruar qytetarët dhe institucionet nga krimi dhe droga.

2-Mbledhja urgjente në Shkodër dhe bojkotimi i seancës së parë të Kuvendit. Mendoni se qyteti po përballet vërtetë me krime nga “mafia”?

Është një situatë që nuk ka qenë e tillë as në vitin ’97. Qytetarët ndihen të terrorizuar, të kërcënuar nga krimi kudo. Janë vrarë gjashtë persona, marrë peng tre të tjerë, policia është e paralizuar nga interferimi i kriminelëve me suport politik. Dje opozita ishte përkrah qytetarëve, për të dhënë shpresë dhe garanci për nesër, të gjithë sëbashku do të mundim e të largojmë të keqen nga vetja. Dje morëm disa vendime politike, dhe sëbashku me qytetarët do të qëndrojmë duke i marrë përpara politikanet e kapur nga krimi.

3-Në lidhje me Procesin e “Vettingut”, mendoni se ka persona që mund të konsiderohen si të “paprekshëm” nga ky proces?

Vettingu ka dështuar, ka humbur besimi i opozitës në këtë proces, është shkelmuar konsensusi dhe po asgjësohen gjykatat. Jemi pa shtet, pa drejtësi funksionale dhe pa mbrotje të kushtetutës, pikërisht nga vettingu rilindas. Vettingu është kthyer si mjet për t’a kapur dhe gjunjëzuar drejtësinë, dhe jo për ta pastruar atë. Tashmë është e konfirmuar vendimarrja me dy standarde, eliminohen kundërshtarët që kanë gjykuar qeverinë dhe mbahen pinjollët e kuq.

4-Sulmi ndaj gazetares Lala sigurisht bëri një jehonë të madhe. Mendoni se do të gjenden autorët e ngjarjes, apo do të mbetet e pazbardhur?

Është sinjal i prekshëm që krimi godet, paralajmëron dhe terrorizon ato që guxojnë t’i investigojnë apo t’i bëjnë publike për qytetarët bëmat dhe e axhendën kriminale. Klodiana Lala është një gazetare me kurajo civile, qytetare dhe një profesioniste e zonja. Çdo njeri familjen e ka primare, këto akte kriminale, të stepin, të friksojnë dhe krijojnë një klimë mbytëse për të gjithë, aq më rëndë kur ky presion interferohet nga politika. Situata është kritike!

5-Kryedemokrati Basha deklaroi se opozita do të futet në zgjedhje sëbashku me LSI-në. Marrja e këtij vendimi, erdhi vetëm nga “miratimi” i Partisë Demokratike, apo erdhi pas konsultimit me ju dhe aleatët e tjerë?

Është një rrugëtim opozitar, është axhendë e përbashkët dhe mendoj se duhet një bashkim akoma më i madh i të gjithë faktorëve politik, grupeve, biznesit, shoqërisë civile, shoqatave, qytetarëve dhe çdo personi që beson tek opozita e bashkuar dhe që ka pakënaqësi nga qeverisja aktuale. Opozita e Bashkuar ka një axhendë: revoltë, qëndresë, shpresë dhe alternativë qeverisëse për nesër. Të gjithë sëbashku kundër timonierit të vetmuar me tepsi në kokë!

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOLI KUNDËR PARTISË/ Kurti: Kosova shtet i kapur, Teuta Rugova është marrë "peng"
Previous article E RËNDË NË POGRADEC/ Helmon veten GRUAJA. Të afërmit ALARMOHEN por arrijnë ta shpëtojnë mrekullisht

k.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT