Siç ishte paralajmëruar nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi do të mbledh paraditen e sotme, konventën e kësaj force politike. Nga burime të besueshme për AlpeNews.al, bëhet me dije se konventa do të bëjë një analizë të detajuar të situatës politike së krijuar në vend, duke përmendur këtu, rastin “Tahiri” dhe lidhja e tij me bandën e Habilajve, apo edhe rasti më i nxehtë i tre ditëve të fundit, patentat e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij në makinën e biznesmenin Orest Sota. Kanabizimi dhe raporti i ardhur nga Italia do të jetë në fokus të fjalimeve që do të mbahen.
Sipas raportimeve ekskluzive për AlpeNews.al bëhet me dije se në këtë konventë do të flasin: Monika Kryemadhi, Luan Rama, Petrit Vasili dhe Endrit Braimllari.
Në përfundim të konfentës, LSI pritet të dal me një qendrim rreth situatës së krijuar.
Konventa eshte njoftuar se do te filloje ne oren 11:00 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”. /AlpeNews.al/


