• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS për Tropojën: Me 30 qershor bëjmë kthesën e madhe. LSI shkaktare e humbjes sime
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS për Tropojën: Me 30 qershor bëjmë kthesën e madhe. LSI shkaktare e humbjes sime

19 May, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

Partia socialiste ka ndezur prej muajsh motorët e fushatës dhe duket e sigurt për fitimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kjo edhe për shkak se opozita i dogji të gjitha afatet për tu regjistruar, duke humbur kështu mundësinë.

Vetëm një javë më parë, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama zyrtarizoi kandidatët e 61 Bashkive. Një prej tyre është Rexh Byberi, i cili kandidon për Bashkinë Tropojë. Kjo e fundit dihet se gjithnjë ka qenë “i së djathtës”, ndonëse kjo nuk duket problem për Byberin.

Në një intervistë për AlpeNews.al, kandidati i PS shfaqet i bindur teksa shprehet se me 30 qershor do të bëhet kthesa e madhe dhe se socialsitët do fitojnë në Tropojë.

Nga ana tjetër, Byberi sqaron edhe kandidimin e tij në 2015 nën siglën e LSI, të cilën e quan shkaktare për humbjen e tij.

Intervista e plotë:

Situata aktuale në Tropojë

“Une konstatoj me kenaqësi se situata parazgjedhore në Tropojë është shume e qetë. Eshtë hera e parë në 29 vite që në raste te tilla acarimesh politike Tropoja nuk eshte aspak e lakuar si dikur.Tropojanët e duan ligjin dhe normalitetin dhe e kanë kuptuar keqperdorimin që ju ka bërë padrejtesisht politika. Mitingun e fundit të opozitës vetëm 13 vetë kanë marrë pjese dhe që të gjithë punetorë e drejtues bashkiakë.”

Kandidimi i dytë për Rexhë Byberin

“Është kandidimi im i dytë në emër të Aleances për Shqiperinë Europiane. Në vitin 2015 LSI ka qenë pjesëtare e Koalicionit dhe me keqardhje konstatoj se ishte shkaktarja e humbjes sime duke bashkuar votat asokohe me PD-në. Theksoj se asnjëherë nuk jam anëtaresuar në LSI. Unë perherë të pare në dy dekada arrita të marr 49%të votave në favor të PS dhe po të mos ishte ky qendrim i LSI do të kisha qenë fitues. Une kurrë nuk kam milituar në LSI dhe vijoj të jem jo vetem kandidat i PS por kordinator i saj për Tropojën.”

Çfarë mund të thoni për qeverisjen e PD në Tropojë vitet e fundit?

Qeverisja lokale në Tropoje 4 vitet e fundit ka qenë një drejtim jo vetëm partiak por klanor dhe nepotik. Janë punësuar mbi 400 vetë aspak me meritë vetem familjare e partiake. Asnjë cent investim nuk është bërë nga grandet dhe të ardhurat e Bashkisë por vetëm të Qeverisë.

Premtimet elektorale

Kam një eksperience të provuar mbi dy dekada si drejtues lokal dhe kam demostruar të jem shërbëtor i komunitetit. Ky princip do më dominojë. Në planin ekonomiko-social kam një projekt të detajuar ku spikasin 4 drejtime themelore:

a-Zhvillimi bashkëkohor i turizmit elitar duke korreluar me programin e vizionin qeveritar që tashme ka filluar.

b-Përparesi bujqesise e blegtorise duke inkurajuar finaciarisht fermerët.

c-Shfrytëzimi i planifikuar e shkencor i rezervave minerare si krom, bokside, kuarc etj ku rezulton të ketë qindra milion tonelata dhe përdorimi i rentës se tyre ne investime konkrete në infrastrukturë, ekonomi e kulturë.

d-Rikthimi në traditën e pemetarisë duke zhvilluar e kujdesur për masivin e gështenjes që po degradon si dhe kumbullën tropojane pa harruar dhe fusha te tjera si ajo e bletarisë.

Cilat janë disa nga problematikat kryesore që qyteti haset dita ditës dhe të evidentuara nga ju duhen ndryshuar?

Tropojës së pari i nevojitet një qeverisje lokale e shërbesave ndaj qytetarit dhe jo nepotizëm apo partitizëm ku punëtoret e bashkisë të sherbejne si kontigjent mitingashesh partiake.Duhet transparencë në shpenzime dhe efektivitet në investime. Duhet urgjent rishikim i planit urbanistik të qytetit i cili ka paralizuar lëvizjen e lirë dhe biznesin në qender te qytetit.

Përse mendoni se Rexhë Byberi i duhet Bashkisë së Tropojës për një qytet më të mirë?

Është e veshtirë të flasesh për veten por besoj se këtë do ta thotë vota e qytetarëve tropojans.

Ajo që dua të theksoj e garantoj është se do bashkoj vullnetin dhe energjinë time për punë me vizionin kombetar të qeverisë “Rama” për një Shqipëri më të mirë e për rrjedhim për nje Tropoje me te mirë. Do të jem pranë ç’do qytetari si shërbëtor i tij dhe pjesë energjike e zgjidhjes së problemeve. Qeveria Rama dhe suporti i saj janë garanci e lartë për arritjen e objektivave të mia.

Mendoni se 2019 do të jetë viti ku Bashkia e Tropojës do të bëjë kthesën e madhe për të votuar majtas?

Une jo vetëm mendoj por besoj me siguri se Bashkia do ta bëjë kthesen duke votuar në menyre plebishitare Partine Socialiste. Ka 23 vite që pushteti vendor në Tropojë udhëhiqet nga PD dhe ka rezultuar jo vetem i paefektshem por është shndërruar në rregjim klanor qe udhehiqet parte-time nga individe që dhe fizikisht nuk janë banorë të këtij komuniteti. Tropoja e don ndryshimin dhe 30 qershori është dita e fillimit të këtij ndryshimi.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS-ATALANTA/ Ronaldo kërkon “Këpucën e Artë” të Serie A (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article FITOJNË SFIDËN E FUNDIT NË "SAN SIRO"/ Piatek dhe Suso ngjisin Milanin në vendin e katërt

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT