Teksa jemi disa muaj larg zgjedhjeve lokale në vend, situata sa vjen e bëhet më e ashpër. Kjo gjë u tregua që me startin e viti të ri Parlamentar, ku opozita vendosi rrugën e bojkotit. Përplasje të tilla të cilat po ndodhin dita ditës.
Sesa do të zgjasë kjo nuk i dihet po a është kjo rruga e duhur që ka zgjedhur opozita?
Për të folur më shumë rreth kësaj situate dhe rruge, /AlpeNews.al zhvilloi një intervistë me Sekretarin e PD të Dibrës, Luan Hakën.
Haka tha për /AlpeNews.al se kjo është rruga më e mirë që opozita mund të kishte zgjedhur, pasi është e kotë të qëndrosh në një Parlament me persona tek të cilët nuk të dëgjohet zëri, propozimet apo mendimet.
I pyetur rreth zgjedhjeve në Dibër dhe ai tha se është i bindur në fitoren e krahut të djathtë. Përsa i përket një kandidature të mundshme të tij, Haka u shpreh se nëse do të merrte besimin për garën, me impenjinim e tij bashkë me qytetarët, rezultati do të ishte pozitiv.
Interivsta e plotë:
1-Ishte paralajmëruar dhe ashtu ndodhi, një lëvizje e re dhe e gjatë opozitare nëpër qytete, pas ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit. A mendoni se kjo është rruga e duhur që PD duhet të zgjidhte?
Padyshim që ka qenë levizja dhe rruga e duhur. Duke qenë se opozita ka qenë gjatë gjithë kohës nën trysninë dhe dhunën e ushtruar në parlament, ku as fjala dhe as mendimi i saj nuk është dëgjuar dhe as marrë në konsideratë në asnjë rast , atëherë mund të them se si rezultat dalja e opozites nga parlamenti dhe orientimi i saj drejt votuesve shqiptarë ka qenë levizja dhe rruga e duhur për të qartësuar njerëzit që na votuan, përfshirë këtu një pjesë të atij elektorati të zhgënjyer që kanë votuar qeverinë e korruptuar e cila që nga dita që ka ardhur në pushtet ska bërë gjë tjetër përveçse ka përkeqësuar në ekstrem jetën e shqiptarëve me politikat e ndjekura deri tani dhe sidomos me shtimin dhe rritjen e taksave në mënyrë absurde.
2-Ardhja në frontin opozitar i PDIU dhe “krisja” e marrëdhënieve me PBDNJ, mendoni se do të ndikojë pozitivisht për të djathtën e vendit, apo ishte një lëvizje e gabuar?
Ne si partia më e madhe opozitare nuk mendojmë nëse kjo do të ndikojë shumë në të djathtën e vendit apo nëse është një levizje e gabuar, por jemi optimist dhe kemi bindjen që si PDIU-a ashtu dhe PBDNJ-a, dhe shumë parti të tjera të qendrës apo të majta do të bashkohen në një qëllim të përbashket, që të largojmë oligarkët, të inkriminuarit, të korruptuarit të cilet po shkatërrojnë në themel këtë komb të lashtë, të ndershëm e punëtor. Në këtë rast mënyra më e mirë për ta mposhtur këtë të keqe të madhe është të jemi të bashkuar kundër oligarkeve për të mirën e gjithë shqiptarëve.
3-Fushata policore për kapjen e kriminelëve duket se arriti kulmin në kapjen e bandës “Bajri” në Shkodër. A mendoni se gjithë këto fushata po kryhen me sukses?
Nuk mendoj aspak se këto fushata të ndërmarra të policisë kanë pasur ndonjë rezultat apo efektivitet deri tani, pasi besoj se të gjithë jemi mësuar tashmë me shoën mediatik të policisë në raste të tilla. Nisur nga pikëpamja ime, besoj se ajo në çfarë policia realisht ka korrur sukses të vërtetë, është që nëpërmjet publicitetit të tepërt për fushata të tilla, arrin të fsheh apo të mbulojë gjurmet e ndërmarrjeve masive kriminale të “peshqve” të mëdhenj të cilët janë aktorët kryesorë të skenareve që kjo qeveri në pushtet luan çdo ditë para syve tanë. Fushata të tilla në kapjen e një apo dy bandave ekzagjerohen qëllimisht në media thjesht për të larguar vëmendjen e popullit nga skena ku ndodh krimi i vërtetë, pasi kemi arritur ta kuptojmë të gjithë se pas arrestimeve të “famshme” të policisë, ajo çfarë vjen më pas, është ndarja e parave që kanë ardhur pikërisht nga këto banda që janë krijuar dhe kanë lulëzuar nën “kujdesin” e vetë Rilindjes Socialiste.
4-Vetëm disa muaj na ndajnë nga shpallja e kandidaturave zyrtare për kryetarët e bashkive. A e synoni një gjë të tillë ju për qytetin e Dibrës?
Objektivi kryesor i gjithë kësaj nisme dhe lëvizje si për mua ashtu dhe opozitën, është fitorja e vullnetit të lirë të shqiptarëve dhe largimi përfundimtar nga pushteti i këtij klani gjakpires të ashtuquajtur “Rilindas” për të cilët mund të them me bindje se gjatë këtyre viteve në pushtet u siguruan në rilindjen e vetëm të një gjëje: epokës më të errët të shqiptarëve dhe fatkeqësisë së tyre. Ajo çfarë dua të theksoj është se në procesin e zgjedhjes së kandidaturës për Kryetar të bashkise Dibër do zbatoht me përpikmeri statusi i PD , çka nënkupton respektimin e gjithë fazave që do ndiqen, në këtë rast që tek propozimet që vijnë nga strukturat, selektimet e kandidaturave të përshtatshme e deri në fazën finale të dërgimit të emrave të propozuar në selinë qendrore të PD, nga ku dalin zyrtarisht emrat e kandidatëve. Nëse e djathta në Dibër më shikon mua si person dhe si kandidat potencial për këtë garë dhe e mbështet kandidimin tim, atëherë padyshim që e pranoj këtë sfidë pasi mendoj që me impenjimin tim maksimal mund të bëj ndryshimin pozitiv që dibranët kanë dëshiruar, merituar dhe shpresuar të shohin gjithmonë, që nuk e kanë gjetur tek kjo qeveri pasi ka ardhur koha që pritshmerite e tyre të realizohen. Padyshim që është një sfidë e vështirë por kam bindjen se me mbështjen e dibranëve të cilët e kanë vërtetuar dhe më parë që janë një elektorat dhe forcë e fuqishme, mund të sigurojmë fitoren e shumëdëshiruar.
5-Si parashikohet të jetë gara për ktë bashki? Mendoni se do të arrij PD-ja të rifitojë garën në këtë qytet?
Mendoj se është akoma herët për të dalë në konkluzione përfundimtare se si do të rezultojë kjo gare, por ajo çfarë mund them me bindje është që nga puna dhe impenjimi i deritanishem me grupseksionet, me banorët dhe elektoratin në fshatrat e çdo njësie administrative, vihet re dukshëm dëshira e madhe për ndryshim, pakënaqësia dhe zhgënjimi maksimal që kanë ndaj qeverisë në pushtet, shpresa që kanë njerëzit ndaj nesh për një ndryshim pozitiv të situatës së pashpresë në të cilën ndodhen, e cila jo vetëm na bën optimistë dhe na siguron se në këtë garë do të kemi mbështetjen e plotë të popullit dibran, por në të njëjtën kohë na ngarkon dhe me përgjegjësi morale ndaj këtyre njerëzve të cilat kanë varur shpresat e tyre tek ne dhe kjo na bën më të vendosur se kurrë për të luftuar dhe fituar këtë garë.
6-E përsa i përket “Vettingut” të politikanëve, mendoni se PS do ta pranojë propozimin e bërë nga opozita?
Patjetër që ashtu si të gjithë propozimet e mëparshme që kanë ardhur nga opozita, as këtë propozim PS – ja nuk do ta pranojë, pasi propozimet e opozitës kanë synim pastrimin e radhëve të politikes nga të inkriminuarit dhe që kjo qeveri ta pranojë këtë propozim, është njësoj sikur të fshinte ekzistencën e vetvetes pasi në radhët dhe çdo hallkë e saj përbëhet nga njerëz me të kaluar kriminale, bandite e ordinere, të cilët drejtojnë dhe sektore të rendësishem të qeverisë. Kështu që një parti e tillë e inkriminuar deri ne palcë, që ka krijuar një pushtet të frikshëm terrori, ku kokat e krimit drejtojnë shtetin, kanë marrë në dorë drejtësinë duke i bërë shqiptarët më të pashpresë se kurrë për jetën dhe të ardhmen e tyre, normalisht që nuk mund të pranojë prapozime të tilla që vijne nga opozita.
/AlpeNews.al