• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Avokate Erida Skëndaj: Nëse reforma në drejtësi ka sukses, ja themelet e para që do tunden
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Avokate Erida Skëndaj: Nëse reforma në drejtësi ka sukses, ja themelet e para që do tunden

8 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Ekskluzive, Intervista

Reforma në drejtësi është një nga hallkat e cila duket se ka çuar në ngërç edhe më të thellë klasën politike në vend. Edhe pse u miratua me 140 vota në parlament ende mendohet se ka shumë punë për të bërë, kjo pasi nuk mund të bëhet drejtësi nga njerëzit të cilët janë emëruar në ato poste politikisht. Lidhur me Vettingun, në në intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, avokatja Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, shprehet se të parët që do të tronditen nga reforma në Drejtësi është pikërish ajo klasë e korruptuar e politiksë dhe e drejtësisë në vend.

  1. Çfarë do të ndodh në radhët e prokurorëve, gjyqtarëve dhe politikanëve nëse zbatohet Vettingu?

Vettingu është një masë e jashtëzakonshme reformimi i sistemit të drejtësisë dhe është konceptuar si një proces i përkohshëm, ku pritet të kalojnë në sitë, ndër të tjerash, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. I konceptuar mbi tre komponentë, ky proces synon të kalojë dhe t’u japë mundësinë të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre vetëm ata gjyqtarë që kanë pasuri të vendosura mbi burime të ligjshme, që nuk kanë kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar dhe që janë të aftë profesionalisht. E thënë ndryshe, të gjithë gjyqtarët/prokurorët që nuk  justifikojnë pasuritë  e tyre   me burimet e  ligjshme të deklaruara,   ata   që   kanë   kontakte   të   papërshtatshme   me   krimin   e   organizuar   dhe   kanë   paaftësi profesionale do të shkarkohen dhe nuk do tu besohet më funksioni kyç i dhënies së  drejtësisë. Me pastrimin e gjyqësorit nga trupa jo e shëndoshë e gjyqtarëve dhe e prokurorëve, pritet që gjyqësori i ri, ai me njerëz që kanë integritet dhe nuk korruptohen, që janë të aftë profesionalisht dhe të paanshëm, të pastrojë gjithashtu edhe klasën politike, pas asnjë dallim apo ngjyrim.

  1. Mendoni se do t’i arrijë Vettingu objektivat e tij?

Angazhimi  i ekspertizës më të mirë  ndërkombëtare në ideimin dhe zbatimin e këtij procesi, dhe në mënyrë të veçantë roli i vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit përbën një nga garancitë që ky proces të realizojë objektivat e tij. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që institucionet kushtetuese të vettingut ta realizojnë këtë proces me profesionalizëm, përgjegjshmërinë maksimale dhe me paanshmëri. Megjithatë, ecuria e këtij procesi mbetet për tu monitoruar dhe do të ishin të hershme parashikimet mbi suksesin e tij.

  1. Kush do tronditet nëse realizohet reforma në drejtësi?

Së pari pritet të tronditet klasa më korruptuar dhe jo e shëndoshë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë profesionalisht do të largohen por ata që kanë precedentët më të rëndë për të tri komponentët e vettingut. Kjo vërehet në shkaqet që janë parashikuar për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Psh, kur parashikohet shkarkimi për shkak të komponentit të pasurisë kjo kushtëzohet me faktin nëse gjyqtari/prokurori ka deklaruar më shumë se dyfshi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë. Masa e pasurisë për shkarkimin e tyre nuk lidhet me atë çka efektivisht mund të vihet nga burimet e ligjshme të gjyqtarit dhe prokurorit por merret si referencë tejkalimi i dyfishit të pasurisë së ligjshme. Edhe për komponentin e aftësive profesionale, jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë mangësi do të shkarkohen por vetëm ata që kanë mangësi të rënda.

Pjesa tjetër që do të shfaqë paaftësi profesionale do të pezullohet nga  detyra  dhe duhet  të ndjekë programin   e   trajnimit   për   një   periudhe   1-vjeçare, nëse   janë   evidentuar   mangësi   në   aftësitë   e   tij profesionale që mund të plotësohen.

Së dyti, pritet të tronditen funksionarët apo ish zyrtarët publikë, sidomos ata të niveleve të larta të cilët kanë shpërdoruar pozitat zyrtare, kanë abuzuar me fondet publike dhe kanë qenë ose janë të korruptuar dhe të lidhur me segment të krimit të organizuar. Pa ndëshkueshmëria në radhët e këtyre personave ka qenë   kryefjala   e   konstatimeve   të   bëra   nga   organizma   vendas   e   ndërkombëtarë   por   gjithashtu   e perceptimit të vetë qytetarëve shqiptarë. Megjithatë, tronditja e në radhët e këtyre funksionarëve ose ish-zyrtarëve varet gjithashtu edhe nga ngritja në kohë e strukturave të posaçme anti-korrupsion dhe efikasitetit të punës së tyre.

  1. Nëse zbatohet me sukses Reforma në drejtësi çfarë pritet të ndodh?

Nëse zbatohet me sukses dhe konform asaj që është parashikuar në Kushtetutë dhe në Ligj besoj se do të tunden ato themele që janë hedhur në sajë të korrupsionit, lidhjeve me krimin  e organizuar dhe të ardhurave financiare që janë pastruar dhe e kanë burimin në aktivite të të paligjshme. Mos bllokimi i procesit dhe imunizimi i të gjitha strukturave të reja të sistemit të drejtësisë nga ndikimet me natyrë politike apo për interesa kriminalë janë çelësi i suksesit që reforma në drejtësi të sjellë disa rezultate në terma afatshkurtër dhe të vijojë rrugëtimin duke forcuar pozitat në funksion të dhënies së drejtësisë për qytetarët me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E thotë shkenca: Katër shenjat që tregojnë se një lidhje është në krizë
Previous article Te McLaren optimistë: Me motorin Renault jemi 1 sekondë më të shpejtë

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT