A u mundëson AKU kushte therrtoreve, siç janë transporti, nëse vetë thertoret nuk e disponojnë?
Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi, në një prononcim ekskluziv për alpenews.al, pas skandalit të plasur ditët e fundit me transportin e mishit, jashtë të gjitha kushteve higjeno sanitare, ka bërë përgjegjëse AKU duke njoftuar publikun për skandalin që na kanoset duke konsumuar këtë lloj mishi.

Duke komentuar videon skandaloze të publikuar në media, Halimi thiksoi se transportimi duhet patjetër të bëhet me makina frigoriferike. “Kjo jo vetëm që të qëndrojë i freskët por edhe të mos krijohe kushte për të zhvilluar ciklin e tyre jetësor shumë nga parazitët që e kanë bujtar të ndërmjetëm gjethët apo kafshët e ushqimit. Transporti në makina furgnë pa asnjë kusht higjenik është jo vetëm shkaktar për përhapjen e patologjive tek komuniteti por edhe e ndaluar nga konventat dhe direktivat europiane të cilësië dhe sigurisë ushqimore të cilat vendi ynë i ka ratifikuar”, thekson Halimi.
“Është detyrë e AKU që të kontrollojë jo vetëm kushtet e mjediseve të therjes apo shitjes së mishit, por dhe pjesën e transportit nga thertorja deri tek tregtimi dhe të mos lejojë në asnjë rast që ky transport të kryhet në mënyrë të tillë amatore dhe të ndaluar. Është detyrë e inspektorëve të AKU të ndjekin lëvizjen e mishit deri tek konsumatori, shëndeti i të cilit është parësori”, shprehet Halimi. /AlpeNews.al/


