Disa përdorues spekulojnë se problemi fillonte gjatë daljes nga ambiente me dritë të paktë në ambiente me shumë dritë.
Apple sot konfirmoi një problem me ekranin e iPhone X i cili nuk përgjigjet në kushte të ftohte të motit duke thënë se një përditësim sigurie duhet ta adresojë këtë problem.
Raportimet e para filluan këtë javë në komunitetit e Reddit ku disa përdorues thonë se duhen vetë ca sekonda në temperaturën 0 gradë që telefoni të ngrijë.
“Jemi në dijeni të problemeve me ekranin e iPhone X i cili përkohësisht nuk i përgjigjet komandave pas një ftohjeje të shpejtë të ambientit,” tha kompania.
“Pas disa sekondash ekrani do të përgjigje përsëri. Kjo do të adresohet në një përditësim softueri në të ardhmen”