• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EKONOMIA NË SHQIPËRI/ Kredia gjallërohet në korrik, por shënon rënie vjetore me 2.2 %
Home
Ekonomi
Portret

EKONOMIA NË SHQIPËRI/ Kredia gjallërohet në korrik, por shënon rënie vjetore me 2.2 %

30 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Kredia për ekonominë u gjallërua lehtë në muajin korrik, por shënoi rënie vjetore me 2.2 për qind (korrik 2018/korrik 2017). Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë stoku  kredisë ra në 532,9 miliardë lekë në fund në fund të korrikut nga 545.4 lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar.

Rënia më e madhe është shënuar në sektorin e biznesit, ku kredia ishte -3.6 % më e ulët se një vit më parë. Stoku  kredisë për biznesin arriti 321,6 miliardë lekë nga 333.8 miliardë lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar. Stoku i huasë për bizneset shënoi rënie me 9.1 miliardë lekë.

Për herë të parë gjatë këtij viti ka rënë jo vetëm huaja në euro (teksa ka tendencë të bankave për të ulur huadhënien në valutë si pjesë e procesit të deeuroizimit), por edhe në lekë. Stoku i  huasë në lekë për korporatat u reduktua me 5.2 miliardë lekë në maj, duke ndikuar në performancën e gjithë ekonomisë.

Stoku  huasë për individë ka shënuar një rritje mbi 4 %,  ndikuar nga vijimi i përmirësimit të huasë në lekë, ndërkohë që huamarrja në valutë vijon të jetë e dobët.

Bankat, që janë përfshirë në një proces të ethshëm të shitjeve e blerjeve duket se kanë lënë mënjanë kreditimin e ekonomisë. Nga ana tjetër, pohojnë bankierët, nuk po kreditohen më masivisht kompanitë e mëdha, të cilat merrnin hua në shuma të larta, por po jepen më shumë kredi me vlera më të vogla.

Siç duket edhe nga grafiku më poshtë, që prej fillimit të vitit 2012 kredidhënia për ekonominë ka ngecur dhe nuk arrin të shënojë rritje vjetore.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET INTERI/ Gati marrëveshja: Thohir shet 30 % të aksioneve të klubit ZIKALTËRVE
Previous article Çfarë nuk u pa në “Philip II Arena”/ Tifozët e Shkëndijes çudisin me veprimin e tyre

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT