Kryeministri Edi Rama, i drejtohet PD duke i thënë se me heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit për fermerët bie poshtë propaganda për braktisjen e tyre. Sipas Ramës sot shqiptarët ushqehen shumë më tepër me prodhime vendase sesa të huaja, krahasuar me 7 vjet më parë.
“Shifra e defiçitit në ushqim nuk është e zakonshme që mund të kalohet kështu. Rrëzon komplet përtokë të gjithë propagandën për gjoja braktisjen e fermerëve, ditët e zeza të bujqësise e gjithë këto përralla me gogoll sepse është shumë e thjeshtë dhe flet shumë edhe për faktin që sot Shqipëria dhe shqiptarët ushqehen shumë më tepër me prodhime vendase sesa të huaja, që në shumë aspekte është pozitive. 1 kg ushqim prodhohej këtu, 7 kg merreshin nga jashtë në vitin 2013”, tha Rama.
Sa i përket eksporteve ai tha se dallimi është se nga 97 mijë ton eksporte ka shkuar në 300 mijë, në 7 vjet. Pra është përgjysmuar defiçiti.
“Në 2019 1 kg prodhohet këtu vetëm 3 merren nga jashtë. Tjetra që lidhet po me këtë po në aspektin cilësor, sot kontrolli i sigurisë ushqimore nuk ka të krahasuar me 7 vite më parë. Në 300 mijë ton eksporte nuk kemi një kamion të reklamuar nga BE.
Në 7 vjet ta çosh këtë defiçit në gjysmë përgjysmë është një e dhënë e jashtëzakonshme për atë që duhet të arrihet. Asnjë nga të dhënat e këtij momenti nuk është plotësisht e kuptueshme dhe inkurajuese për çka ësthë arritur dhe për çka do të arrihet mbi këtë bazë të ndërtuar vit pas viti.
Dallimi nga 97 mijë ton eksporte në 300 mijë është një dallim i madh, sepse sot në fshat punohet më shumë sesa 7 vite më parë dhe se skenat me zhurmë dhe me hedhje prodhimesh në lunë jo vetëm janë më të pakta se çishin por nuk tregoi asgjë tjetër përveçse prapambetje të trashëguar në një sistem që po krijohet dhe po integron forcat e prodhimit, që do të thotë se nuk mundesh sot të prodhosh vetëm.
Investimet e tyre në sistemin e kullimit nuk i kemi gjetur, kemi gjetur ferra dhe manaferra.punët e deklararuara në letër nuk janë bërë atje. Sot tokat nuk përmbyten nga shiu si dje.
Siç qajnë tani 6 halle në 4. Sot është bërë ndryshim premtues. Ne dimë çfarë bëjmë dhe ku duam të shkojmë. Këto që po bëjmë janë arritje për të cilat është punuar 7 vjet. Kollaj të dalësh të thuash hiqe akcizën e naftës për fermerin dhe si bëhet një skenë që nafta të shkojë te fermeri pa u kthyer mbrapsht dhe si bëhet kjo pa ia marrë dikujt tjetër”, shtoi Rama.