• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU FAMILJEN DHE VETEN/ Efekivet shqiptare që patën fund TRAGJIK (RASTET)
Home
Ekskluzive

VRAU FAMILJEN DHE VETEN/ Efekivet shqiptare që patën fund TRAGJIK (RASTET)

18 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan të Kosovës, ku efektivja e policisë Valdete Bllaca ka qëlluar për vdekje katër anëtarë të familjes, e në fund ka bërë vetëvrasje.

Në fillim efektivja ka vrarë dy prindërit babai Zeqir Bllaca dhe nëna Hanife Bllaca më pas ka qëlluar dy vëllezërit me armë Fisnik e Blerim Bllaca e më pas ka vrarë veten. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në vrasjen tragjike të familjes Bllaca nga vajza e tyre Valdete Bllaca.

Zyrtarë të policisë së Gjilanit thonë se Valdete Bllaca nuk ka qenë e pezulluar nga puna.

Ky nuk është rasti i vetë që efektivet e policisë kanë vetëvrarë veten me armën e shërbimit.

AlpeNews.al ju risjell ngjarje të rënda që kane përfunduar me tragjedi.

Vetëvritet efektivja e policisë në Sarandë

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur edhe në Sarandë ku efektivja e policisë Jeroldina Iljazi ka vrarë veten me armë në kokë. Iljazi ka qëlluar veten në kokë, pikërisht në momentin kur në banesë ka hyrë një efektiv policie, koleg i saj, që e kërkonte për të nisur turnin e mbrëmjes.

Portën e shtëpisë mësohet ta këtë hapur gjyshja e sapo ajo ka mirëseardhur efektivin e policisë, nga dhoma e 25-vjecares, është dëgjuar një e shtënë. E reja vuante së tepërmi gjendjen e rënduar financiare të familjes, por mbi të gjitha depresionin e së ëmës, e cila siguronte jetesën prej vitesh duke dalë me një peshore poshtë banesës për të siguruar disa qindarka.

Efektivja e policisë vret vetem me armën e shërbimit

Një tjeter ngjarjee rëndë ka ndodhur edhe në Sukth të Durrësit.

Një efektive policie e re në moshë është gjetur në banesën e saj në Sukth e vetëvrarë me armën e shërbimit. 23-vjeçarja Peranxhela Shahini  u gjet e vrarë në banesën e saj. Kolegët e saj dhe familjarët pohuan se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe se nuk kishte asnjë problem. Nga ana tjetër ata u shprehën se Peranxhela ishte një tip i mbyllur, por shumë korrekte në punë.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME TUTA DHE TAKA/ Vip-et shqiptare që bashkuan klasiken me sportiven (FOTOT)
Previous article U PREZANTUA SOT TEK REALI/ Braziliani shpërthen në lot: Gjithçka e kam arritur falë... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT