• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EFEKTIVES I SHPËRTHEU MINA/ Rindërtohet skena paraprake e aksidentit tragjik
Home
Breaking News

EFEKTIVES I SHPËRTHEU MINA/ Rindërtohet skena paraprake e aksidentit tragjik

7 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga ushtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare, i cili ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të hënën në depon e Adazi-së, ka lënë spitalin, ndërsa ushtaraku tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, shkruajnë mediat letoneze.

Zëdhënësi i Spitalit Universitar të Rigës, konfirmoi se pas marrjes së ndihmës emergjente mjekësore, një prej të plagosurve u largua dje nga spitali dhe lëndimet e tij ishin sipërfaqësore.

“Gjendja e ushtarit të dytë është jashtëzakonisht e rëndë dhe ndodhet ende në Klinikën e Kujdesit Intensiv, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij”, tha zëdhënësi i spitalit.

Gjatë shpërthimit duke neutralizuar mjetet e pashpërthyera, humbi jetën 32 vjeçarja Zarife Hasanaj, ndërsa u plagosën kolegët e saj, komandanti i kontingjentit Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Nëntogerja humbi jetën një orë pas aksidentit, ndërsa ushtaraku tjetër iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal.

Dëshmitarët u kanë thënë hetuesve se në kohën e incidentit, 3 ushtarakët shqiptarë ndodheshin brenda në depo.

Mediat letoneze shkruajnë këtë të martë se hetimi për rrethanat e incidentit ka filluar dhe të gjitha llojet e aktiviteteve në kampin e Adazi-së janë pezulluar derisa të zbulohet shkaku.

Leonid Kalnins, Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare (NAF) të Letonisë shpjegon se ushtarët e kontingjentit shqiptar ishin të angazhuar në neutralizimin e armëve të pashpërthyera dhe në kohën e aksidentit po përgatiteshin për trajnimin në terren.

Në Letoni, ndodhen rreth 20 inxhinierë shqiptarë për demontimin e armëve në kuadër të aktivitetit të NATO-s. /Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA TEK UNAZA E RE/ Policia jep detajet: 4 efektivë në spital, u plagosën me...
Previous article FJORDA LLUKMANI/ Brenda kampit të përqendrimit në Austri, ku vdiqën 450 shqiptarë

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT