• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EFEKTI “AMAZON”/ Vetëm një kompani i bën ballë: Ja si e dominon Netflix industrinë online
Home
Teknologji

EFEKTI “AMAZON”/ Vetëm një kompani i bën ballë: Ja si e dominon Netflix industrinë online

4 July, 2018 F.autor Teknologji

Kompanitë që vendosen në shënjestrën e Amazon shndërrohen menjëherë në të papëlqyeshme për investitorët.

Gjigandi i tregtisë online nuk ka nevojë për të krijuar një biznes të ri apo për të blerë një kompani në mënyrë që të ndihet reagimi i tregjeve.

Mjafton që kompania të nxjerrë një deklaratë ku shprehet se synon të vendoset në një fushë, si shëndetësia, pasuritë e paluajtshme, apo fruta-perimet. Kjo bën që kompanitë që janë liderët në atë industri të marrin një goditje të bursa dhe fenomeni është quajtur “Efekti Amazon”.

Megjithatë ka një industri të madhe ku Amazon nuk ka mundur të dobësojë kompaninë lider. Në fushën e streamingut online, Netflix ende bën ligjin. Madje aksionet e kompanisë nuk janë lëkundur fare.

Vlera e aksioneve të gjigandit të medias janë dyfishuar gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 dhe në tre vite janë rritur me 390%. Analistët mendojnë se ende ka vend për rritje dhe se Netflix mund të dominojë në të gjitha tregjet e industrisë së transmetimit të përmbajtjeve video online.

Por cilat janë arsyet që Netflix ka mundur t’i bëjë ballë konkurrencës nga Amazon?

Së pari Netflix është e gatshme të shpenzojë më tepër se Amazon. Edhe pse kompania e Jeff Bezos shpenzoi 250 milionë dollarë për të blerë të drejtat televizive të Lord of the Rings, për të krijuar një serial që kushton 100 milionë dollarë në vit, ende Netflix shpenzon më tepër. Nëse buxheti i Amazon për programe jo sportive në vitin 2018 është 5 miliardë dollarë, buxheti i Netflix është 8 miliardë dollarë.

Së dyti, Netflix fokusohet në përmbajtje cilësore. Me prodhimin e serialeve dhe filmave që janë pritur mirë nga publiku, lideri i industrisë ka arritur të fitojë vlerësimin e klientëve dhe planifikon që programet e saj të zënë mbi 50% të videove në platformë.

Serialet si “Stranger Things”, “House of Cards” apo “Orange is the New Black” kanë rritur bazën e të abonuarve.

Amazon synon ta arrijë numrin e abonentëve të Netflix, por ka shumë rrugë për të bërë dhe ka bërë disa gabime gjatë rrugës për të siguruar talentet e duhura për Amazon Studios. Vetë shikuesit shprehen se Netflix ka programet më të mira.

Së treti, diferenca kryesore mes kompanive, e cila lejon Netflix të qëndrojë në krye është modeli i biznesit. I tërë fokusi i Netflix është shpërndarja e përmbajtjeve, ndërsa për Amazon, shërbimi Prime ofron disa gjëra njëkohësisht.

Kompania e Bezos inkurajon klientët të abonohen në shërbimin Prime, duke ofruar dërgesa falas brenda dy ditëve për mallrat që blihen tek Amazon.

Shërbimi video i Prime shërben vetëm për të tërhequr disa klientë të rinj dhe të mbajë të vjetrit, por nuk është arsyeja kryesore për abonimin. Netflix e di këtë gjë dhe po përfiton nga ky fakt.(scan)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORËN 135 MIJË EURO QYTETARIT/ Si ranë në KURTH, dy ndërtuesit në Tiranë. Mashtronin me kontrata... (EMRAT)
Previous article "Më ndihmoni", lëkundjet e forta të tërmetit tmerrojnë moderatoren live në emision (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë Teknologji

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT