• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EFEKTET ANËSORE DO…”/ Eugena Tomini: U vendos që të vijojë aplikimi i Astrazenecas
Home
Aktualitet
Kronikë

“EFEKTET ANËSORE DO…”/ Eugena Tomini: U vendos që të vijojë aplikimi i Astrazenecas

16 March, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Procesi i vaksinimit të mësuesve me Astrazeneca është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht debatit dhe dyshimeve që janë ngritur gjatë kohëve të fundit mbi vaksinat e AstraZeneca, që janë pezulluar nga shumë vende në Europë dhe jo vetëm.

Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini, nuk është gjetur lidhje shkak-pasojë mes aplikimit të vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, ndaj është vendosur që vaksinimi në vend të vijojë.

Sipas Tominit, të vaksinuarit po monitorohen për efekte post vaksinale, megjithatë është ende herët për të folur për efekte anësore.

“Realisht situata e vaksinimit në Shqipëri ka proceduar sipas një plani paraprak dhe një strategjie për vaksinimin e popullatës për Covid-19. Ndërkohë prurja e ardhur prej 38.400 dozash nga instrumenti Covax, ishte në kuadër të marrëveshjes që Shqipëria ka kryer në 6 mujorin e dytë të 2020.

Ju e dini që instrumenti Covax ka një përqindje prej 20% të mbulesës së popullatës, ndërkohë tratativat e qeverisë shqiptare kanë qenë për kanale të tjera komunikimi për prurje të sasive të tjera të vaksinave nga industri të tjera farmaceutike.

Dhe ndërkohë pavarsisht daljeve të disa rasteve që kanë rezultuar në një popullatë që ka aplikuar vaksinën e Astrazenecas, sigurisht që dhe ne kemi një komunitet për imunizimin dhe një grup ekspertësh për imunizimin teknik.

Kemi edhe komitetin për aksionet post vaksinale. Të tre komitetet luajnë rol në momente kyçe, vlerësimin e situatës së pandemisë, prej hyrjes së vaksinës në territorin shqiptar dhe më pas për efektet anësore.

Vlerësimi i tyre në mënyrë të njëpasnjëshme, takimet e tyre përkundrejt evidencave të rasteve që janë shfaqur për tromboembolinë, sigurisht që ka qenë një vendim unanim i komitetit kombëtar të imunizimit për vijueshmërinë e apilikimit të Astrazenecas.

Efektet anësore monitorohen nga një proces i tërë i survejancës së reaksioneve apo të ngjarjeve pas aplikimit të vaksinës, dhe sigurisht ne jemi në hapat e parë dhe duhet një kohë më e gjatë për të parë dhe efektet anësore.

Duhet të theksojmë një element tjetër. Ashtu siç edhe ne botë, apo Europë, apo dhe nga Londra, Kanadaja, nga vende që e kanë aplikuar në një sasi të konsiderueshme Astrazenecan nuk është gjetur një lidhje shkak-pasojë tek personat që e kanë aplikuar vaksinën dhe kanë pasur tromboemboli.

Në momentin e vlerësimit të rasteve që kanë pasur mpiksje gjaku, nuk është gjetur lidhje mes shkakut që është vaksina me pasojën që ështe tromboembolia. Argumentat më bindëse që EMA do nxjerrë më datën 18, kanë në investigim të gjitha rastet e mundshme të supozuara që mund të kenë lidhje me vaksinën.

Deri në këto momente OBSH ka përforcuar elementin tjetër të rëndësishëm, që nuk është gjendur lidhja mes shkakut dhe pasojës. Sigurisht që është shumë e rëndësishme të kemi në mbulesë të mirë vaksinale, të mos hezitojmë vaksinimin për të ulur efektet e Covidit dhe për të ulur klinikat e ashpra”, u shpreh Tomini per A2.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA TË ULËTA NË MËNGJES/ Si do jetë moti për ditën e sotme
Previous article CHAMPIONS/ Real Madrid mposht Atalanta-n e Gjimshitit dhe kualifikohet në çerekfinale

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT