“I bëj thirrje qytetarëvë të Kukësit, Hasit, të hedhin në një anë zgjedhën e taksave, që një njeri pa shpirt, i cili ka konsideratat më të ulëta për njerëzit e thjeshtë si tregoi rastin e fundit në parlament, i lejon vetes të përdorë cdo masë represive ndaj qytetarëve”.
Kështu tha ish kryeministri Sali Berisha në një lidhje telefonike me News24.
“Rruga e Kombit është Rruga e Kombit dhe s’është as e Ramës as e klikës në pushtet. Ajo ka një mision të madh bashkimin e një kombi. “Placka” Rama është një akt i mirëfilltë antikombëtar me të cilën qytetarët s’duhet të pajtohen kurrë.


