• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EDUKIMI I FËMIJËVE ME RREULLAT E SIGURISË RRUGORE/ Balluku: Ndërgjegjësim për të rritur qytetarë më të kujdesshëm
Home
Sociale

EDUKIMI I FËMIJËVE ME RREULLAT E SIGURISË RRUGORE/ Balluku: Ndërgjegjësim për të rritur qytetarë më të kujdesshëm

25 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

“Këndi lëvizës i Trafikut”, është projekti i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në kuadër rritjes së sigurisë rrugore. Kjo nisëm ka për qëllim edukimin dhe nxitjen e fëmijëve për të pasuruar njohuritë lidhur me rregullat e trafikut rrugor. Shkolla “Konferenca e Pezës” në Tiranë ishte ndalesa e radhës e kësaj nisme, ku nxënësit u bënë pjesë e aktiviteteve të zhvilluara.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ju bashkua këtij aktiviteti, teksa ndau me fëmijët rëndësinë që ka njohja me rregullat e qarkullimit rrugor dhe respektimi i tyre. “Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore dhe ne zgjodhëm shkollën “Konferenca e Pezës” për të ndarë me fëmijët të gjitha rregullat e trafikut rrugor. Duke mësuar fëmijët që në moshën e hershme me rregullat e trafikut rrugor, me ndjeshmërinë e tyre përsa i përket gjithçkaje që ndodh në rrugët e vendit, ne do të rrisim qytetarë më të mirë, qytetarë që nesër nuk do të bëjnë aksidente në rrugët e Shqipërisë, qytetarë që do të jenë të kujdesshëm kur kalojnë në semafor, apo qytetarë që do rrisin fëmijë edhe më të mirë nga këta që ne po rrisim sot”, u shpreh Balluku.

Vetë kurioziteti dhe dëshira e fëmijëve për t’u njohur sa më shumë me këto rregulla janë një shtysë e fortë që kjo nisëm të shtrihet edhe në shkollat e tjera të Tiranës, por edhe të Shqipërisë. “Stafi pedagogjik i shkollës “Konferenca e Pezës” është një staf i shkëlqyer dhe shumë mbështetës përsa i përket këtij projekti kaq të rëndësishëm për sigurinë rrugore. Fëmijët janë shumë të interesuar dhe ndoshta klasa të tilla, jashtë shkollore, mund të zhvillohen dhe në ditët në vazhdim. Ne jemi të kënaqur nga pjesëmarrja, fëmijët ishin entuziastë, kanë kërkuar që të kenë informacione dhe më tepër përsa i përket trafikut rrugor, akseve rrugore në Republikën e Shqipërisë, por sigurisht dhe sigurisë rrugore e cila është çështje kryesore të cilën ne po trajtojmë në të gjitha shkollat e Tiranës”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e dhënë në këtë nismë, si dhe partnerët e tjerë, Kryqi i Kuq dhe Auto Club Albania. Projekti i Sigurisë Rrugore, “Këndi lëvizës i Trafikut”, është zhvilluar më herët edhe në 5 shkolla të tjera të Tiranës ndërsa pjesë e tij janë bërë afro 600 fëmijë të grupmoshës 8 – 12 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THELLOHET BILANCI NGA KORONAVIRUSI/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali, 322 të prekur
Previous article "BOOM" NË INSTAGRAM/ Cristiano Jr, mbi 500 mijë ndjekës brenda një dite (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT