Brukseli zyrtar nuk i harron bashkepunetoret e vet me te mire ne Shqiperi.
Presidenti i Delegacionit per Europen Juglindore dhe Raporteri per Shqiperine ne Parlamentin Europian, Eduard Kukan, e ka nisur ndryshe diten sot ne Tirane.
Fotot qe nje bashkepunetor i Alpenews.al ka sjelle ne redaksi, e tregojne ate ne shoqerine e ish Nen Kryetares se Parlamentit te Shqiperise znj. Valentina Leskaj.
Nga koha dhe vendi, mesohet me pas se dy politikanet e njohur, kane qene sebashku ne hollin e nje hoteli luksoz ne qender te Tiranes, per nje mengjes pune.
Pavaresisht se znj. Leskaj eshte terhequr me deshiren e saj nga politika aktive, vitet e shumta te bashkepunimit te saj me institucionet e rendesishme nderkombetare, duket se kane lene gjurme.
Mos harrojme qe perveçse disa here deputete, ministre dhe e zgjedhur ne forume te ndryshme nderkombetare, zonja Leskaj ka qene edhe Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Znj. Leskaj eshte e para grua qe e ka perfaqesuar Shqiperine ne nje detyre kaq te larte ne arenen nderkombetare. Z. Leskaj ka qene gjithashtu edhe raportere e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Moldavinë.
z. Kukan ndodhet ne Tirane per mbledhjen e Komitetit Nderparlamentar te Stabilizim Asociimit BE- Shqiperi, ku mazhoranca dhe opozita me ne fund u dakordesuan sot ne dreke, per çeshtjen e hapjes se negociatave dhe marrjes se nje date.
Me sa duket, mengjesi i punes i zonjes Leskaj me z. Kukan, paska qene nje nisje e mbare e dites.
Përgatit: Alpenews.al