• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EDICIONI I DYTË/ Festivali Ndërkombëtar i Kukullave rikthehet me 10 shfaqje në Tiranë
Home
Kulturë

EDICIONI I DYTË/ Festivali Ndërkombëtar i Kukullave rikthehet me 10 shfaqje në Tiranë

23 May, 2019 k.autor Kulturë

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave rikthehet në skenën e Teatrit Metropol në datat 25 maj deri në 1 qershor. Trupa me traditë në këtë zhanër teatror, si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia do të argëtojnë jo vetëm fëmijët, por të gjitha grupmoshat. Ndërsa, Shqipëria përfaqësohet me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “Të mirësjellshmit”. Drejtoresha Artistike në Teatrin Metropol, Armela Demaj, shpjegon risitë.

 “Teatri Metropol në bashkëpunim me Klau’s Film Association organizojnë edicionin e dytë të  Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave në datat 25 Maj – 1 Qershor. Pas suksesit që pati vitin e kaluar, i organizuar në dy ambiente të ndryshme brenda Teatrit Metropol gjithashtu dhe në Sheshin ‘Skënderbej’, kësaj here përfaqësohet nga shtete të ndryshme dhe trupat dinjitoze me traditë në këtë zhanër teatror si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia. Në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet nga Teatri Metropol me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “të mirësjellshmit”, shprehet drejtoresha Artistike e Teatrit të Metropolit, Armela Demaj.

Ndërsa, një nga organizatorët e këtij festivali, teksa shpjegon se si është bërë përzgjedhja e veprave, tregon edhe se ato janë shumë të ndryshme si nga përmbajtja ashtu edhe nga teknikat. Prandaj, për regjisorin Klajdi Ymeri ky ballafaqim shërben jo vetëm për publikun, por edhe për artistët.

Disa nga shfaqjet përfaqësuese janë; “Atje ku mali takon hënën” nga Shqipëria, “Tjerrja e bishtit” nga Izraeli; “Kapur mes kukullave” nga Meksika; “Rosaku i shëmtuar” nga Polonia; “Bukuritë e pranverës” nga Kina; “Bravo, Bravissimo!” nga Itali; “Loja e kohës” nga David Zuazola, Spanja; “Pasqyra dhe unë” nga Angli etj. Trupat do të performojnë nga 2 shfaqje, paradite në Teatrin Metropol dhe çdo darkë në Sheshin “Skënderbej”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMË ME SELINCIATOR DHE KOKAINË/ Kapet MAT i "FORTI" i Vlorës, ishte në... (VIDEO)
Previous article "Ronaldo e meriton Topin e Artë, jo Messi"/ Vjen deklarata e çmendur nga ...

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT