• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Edi Rama dhe Ben Blushi “përballen” pas kaq kohësh në Torino, ja çdo ndodhë në qytetin italian
Home
Shqipëri

Edi Rama dhe Ben Blushi “përballen” pas kaq kohësh në Torino, ja çdo ndodhë në qytetin italian

11 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Salloni i Librit në Torino bën bashkë Edi Ramën dhe Ben Blushin. Dikur i përkisnin së njëjtës skuadër e më pas u bënë kundërshtarë politikë. Kjo e fundit, politika, s’dihet nëse do t’i bëjë sërish bashkë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ish-socialistin Ben Blushi, por me sa duket, letërsia, po.

Sigurisht, nuk do të jenë në të njëjtin panel, krah për krah njëritjetrit, por, në një mënyrë apo në një tjetër, të dy do të përfaqësojnë letrat shqipe, por edhe raportin e saj me politikën. Në këtë edicion, në Torino, letërsia dhe publicistika shqipe do të jetë e prezantuar nga disa përfaqësues:

Blushi me romanin e përkthyer në gjuhën italiane “Otello, Arapi i Vlorës”; Rama, si Kryeministër, ish-kryebashkiak i Tiranës dhe autor i veprës “Kurbani” dhe një grup autorësh të rinj (Saimir Muzhaka, Eris Rusi, Manjola Nasi, Elona Çuliq, Belfjore Qose), mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Blushi prezanton Otellon

Pas përkthimit në gjuhën italiane dhe botimit nga shtë- pia botuese “Mimesis”, Ben Blushi do të prezantojë para lexuesit italian, romanin “Otello, il moro di Valona”. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 10:30, në Spazio Internazionale.

Të pranishëm në këtë promovim do të jenë Beko Gjata dhe Anilda Ibrahimi. Ky takim i Blushit me lexuesin i përket seksionit “Scrittori dal mondo – Narrativa straniera”.

Bashkë me romanin, Ben Blushi do të prezantojë edhe një copëz Shqipërie, që sipas organizatorëve të Sallonit të Librit në Torino, ka qenë “një vend misterioz në zemër të Mesdheut gjatë kohës së komunizmit, pastaj zemra e emigracionit europian, ndërsa sot një vend tërheqës dhe mundësish”.

“Otello, Arapi i Vlorës”, fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, është përkthyer në gjuhën italiane nga Elda Katorri. “Otello” mund të lexohet si një roman i përjetshëm dashurie, i cili i tejkalon kohët dhe distancat gjeografike, ku xhelozia kthehet në një mekanizëm që devijon ngjarje; por po ashtu, mund të lexohet si romani i pranimit apo mospranimit të tjetrit.

Otello është i papranuari i përjetshëm, në një shoqëri, që asnjëherë nuk është gati për të pranuar të ndryshmin. Dhe Italia, vendi ku janë përplasur jo vetëm shqiptarët në fillim të viteve ’90, por edhe të gjithë refugjatët e ardhur nga kontinenti afrikan, është vendi, ku ky libër qëndron si në shtëpinë e vet.

Një rrëfim për Tiranën

“La mia Tirana”-”Tirana ime”. Kështu titullohet takimi i së dielës në orën 10:30, në Sallën “Blu”, në hapësirat e Panairit të Librit, i cili nis sot rrugëtimin në Torino.

I ftuar është Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po ashtu autor i librit “Kurban”-”Il sacrificio”. Rama, po ashtu, është pjesë e seksionit “Scrittori dal mondo”, i cili mbledh figura të shquara të letërsisë botërore, veçse Kryeministri do të pozicionohet në atë segment të titulluar “Aktualiteti dhe politika”.

I gjendur mes artit dhe politikës, pikturës, pasionit për të shkruar dhe karrierës politike, Rama do të ndajë me të pranishmit këtë eksperiencë.

Por siç njoftojnë organizatorët e Panairit të Artit, si “autor i një autobiografie mbi eksperiencën e tij publike, Kryeministri shqiptar, dikur edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, reflekton mbi rëndësinë e marrëdhënieve të mira politike, diplomatike dhe ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Në krah të Ramës do të jetë kritiku i artit, shkrimtari dhe politikani i njohur italian, Vittorio Sgarbi. Duke pasur parasysh karakteret sanguine të dy të ftuarve, me gjasë nuk do të mungojë debati e batutat.(panorama)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Icardi, Higuain apo Dzeko, modelja seksi nuk di kë të zgjedhë!
Previous article Korrupsion me tenderat/ Ish-Drejtori i Burgjeve Artur Zoto dënohet me 5 vite burg

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT