• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EDI RAMA ARMIKU NUMËR 1 I MEDIAS”/ Vokshi kujton shembjen e ‘Prestige Resort’: Hodhi në erë pronën me leje të një prej botuesve më të mëdhenj
Home
Politikë

“EDI RAMA ARMIKU NUMËR 1 I MEDIAS”/ Vokshi kujton shembjen e ‘Prestige Resort’: Hodhi në erë pronën me leje të një prej botuesve më të mëdhenj

10 December, 2022 s.autor Politikë

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është kthyer në një këcënim të hapur dhe armik të medias së lirë.

Referuar hakerimit të faqes në Facebook të Syri.tv, Vokshi thotë se kj ndodh “tri ditë pas atentatit politik kundër shefit të opozitës Dr. Sali Berishës, një media kritike e qeverisë së Edi Ramës është goditur strukturalisht”.

Vokshi gjithashtu sjell në vëmendje dhe rastin e paprecedentë të shembjes së paligjshme me tritol të Prestige Resort, në një hakmarrje të kryeministrit Rama ndaj vijës editoriale të mediave në pronësi të grupit mediatik që drejtohen nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu.

“U kujtojmë luftëtarëve të lirisë së shtypit, në Shqipëri dhe Europë, se vetëm para një jave u hodh në erë prona me leje e një prej botuesve më të mëdhenj në Shqipëri, mediat e të cilit kishin filluar të zbatonin një linjë editoriale kritike me qeverinë e Ramës dhe administratën e tij.

Edi Rama përbën tashmë një këcënim të hapur, dhe armikun publik numër 1 të medias së lirë, lirisë së fjalës, pluralizmit dhe idesë së integrimit europian të vendit”.

DEKLARATË E DEPUTETES SË PD, ALBANA VOKSHI

Tri ditë pas atentatit politik kundër shefit të opozitës Dr. Sali Berishës, një media kritike e qeverisë së Edi Ramës është goditur strukturalisht.

Siç pohojnë drejtues të Syri. Net dhe Syri TV, faqja në Facebook, me mbi 600 mijë ndjekës është hakeruar, duke pamundësuar shpërndarjen digjitale të lajmeve në një prej platformave më të mëdha në botë.

Partia Demokratike e dënon me vendosmëri këtë akt kundër shtypit, dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias të reagojnë në mbrojtje të pak enklavave medatike, ende të papushtuara nga babëzia dhe marrëzia e pushteti në Shqipëri.
Për ata që kanë dyshime dhe pyesin: pse duhet të jetë qeveria pas aktit dëmtues të medias në fjalë? ju kujtojmë se vetëm në fjalimin e fundit në parlament, para dy javësh, Edi Rama i është referuar specifikisht dhe me nota kërcënuese dhe përçmuese drejtuesve dhe medias Syri.

U kujtojmë luftëtarëve të lirisë së shtypit, në Shqipëri dhe Europë, se vetëm para një jave u hodh në erë prona me leje e një prej botuesve më të mëdhenj në Shqipëri, mediat e të cilit kishin filluar të zbatonin një linjë editoriale kritike me qeverinë e Ramës dhe administratën e tij.

Edi Rama përbën tashmë një këcënim të hapur, dhe armikun publik numër 1 të medias së lirë, lirisë së fjalës, pluralizmit dhe idesë së integrimit europian të vendit.
Kujtesa nuk ka nevojë për mundime për tu ndaluar te Agon Channel, që u mbyll dhe u kushtoi taksapaguesve shqiptarë 120 milion euro, pasi pronari i Tv fitoi gjyqin në Strasburg.

As për RTV Orën, që u kontrollua, intimidua dhe konfiksua, dhe me gjasë, një faturë të ngjashme do paguhet edhe për të.

Nëse reagimi nuk është i përgjithshëm dhe i fuqishëm, nga forcat pro lirisë, si brenda dhe jashtë vendit, Shqipëria do të jetë një Kore veriu në zemër të Europës.
Politika e Ramës “o me mua ose kundër meje dhe i përcaktuar për asgjësim’, është një metodë staliniste dhe enveriste.

Çdo pronë që shembet, çdo media që hakerohet, kërcënohet, sekuestrohet dhe mbyllet, është një rast për të ngritur zëri dhe për t’u bërë bashkë. Nëse nuk i dalim zot segmenteve të shoqërisë, nuk do të ketë më shoqëri, por vetëm qeveri.
Partia Demokratike u lind, më 11 dhjetor 1990, për t’i dalë zot Shqipërisë dhe këtë do bëjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA OLIMPIKE NË "AIR ALBANIA"/ Rama: Nga këtu do të dalin kampionët që do të krenojnë Shqipërinë
Previous article FINANCIMI NGA KATARI/ Ish-deputeti italian dyshohet si “truri” i rrjetit, ndërsa eurodeputetja…

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt Politikë

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT